A është duke u kërkuar Kanadaja shteteve 1 milion migrantë?

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni cA, Kanada
Data e skadimit 31 Dec 2019 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #7722
Data e publikimit 5 Sep 2019 - 18:57
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Kanadaja dëshiron që të mirëpret dhe integrojë rreth 1 milion migrantë në tre vitet e ardhshme. Këtë e tha edhe ministri i migrimit në prezantimin e raportit vjetor në parlamentin kanadez.

Ky vend cdo vit e rrit numrin e migrantëve të pranuar. Në vitin 2017 janë shënuar rreth 286,479 migrantë të integruar në këtë vend.

Sipas planit deri në fund të vitit 2019 pritet të integrohen rreth 350,000 migrantë, prej të cilëve 176,000 të nominuar provincial, 89 pjesë e programit të bashkimit familjar dhe 58,500 refugjatë. Ky numër do rritet në 360,000 në vitin 2020 dhe 370,000 në vitin 2021.

Kanadaja ka një popullsi rreth 37 milion banorë, kështuqë pranimi i këtij numri të migrantëve do përfaqësonte vetëm 1% të popullsisë. 1 në 5 kanadezë është migrant.

“Migrantët kanë ndikuar në zhvillimin e vendit. Ata janë një pjesë esenciale e fuqisë punëtore të vendit” – tha ministri Husein gjatë prezantimit të raportit vjetor. “Rritja e nivelit të migrantëve, do rriste stabilitetin e fuqisë punëtore, nxit zhvillimin ekonomik dhe zhvillon inovacionin” – shtoi më tej ai.

Administrata e Kryeministrit Trudeau ka nxitur migrimin që kur u zgjodh në vitin 2015.   

Kjo ofertë ka 1 aplikues dhe është shikuar 67 herë

#Marketing