Asistent Shitje per SEAT & Weltauto

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni Tirane, Shqipëri
Data e skadimit 1 Nov 2019 Aktive
Orari Orar i plotë
Aftësitë Administrativ Analitik Ballafaqimi me të tjerët Dëgjim Komunikim Kujdesshmëri Mikpritje Përfshirja Përgaditje Saktësi
Kategoria Administratë
ID e punës #8833
Data e publikimit 10 Oct 2019 - 10:15
Porsche Albania
Adresa Highway Tirana-Durres Km. 3 Mezes, Tirana Tirane, Shqipëri
Emaili [email protected]
Uebfaqja
Rrjetet
Përshkrimi

Porsche Albania, e para kompani ndërkombëtare për tregtim automjetesh në Shqipëri si dhe një nga liderët e tregtisë së automjeteve në tregun Shqiptar, është pjesë e një prej kompanive më të suksesshme të tregtimit të automjete në Europë, Porsche Holding Group si pjesë e Grupit Volkswagen. Porsche Albania sh.p.k është importuesi zyrtar dhe rishitësi ekskluziv i Skoda, SEAT, VW dhe Audi në Shqipëri dhe rishitës i Volkswagen Makina Tregtare. Për zgjerim të mëtejshëm të biznesit në Tiranë ne jemi në kërkim të një anëtari të ri të skuadrës.

SI rrjedhojë jemi duke kërkuar pë një kandidat të kualifikuar dhe të motivuar për pozicionin:  Asistent Shitje per SEAT dhe Weltauto

Detyrat dhe Përgjegjësitë
  • Siguron mbështetje per procesin e shitjeve brenda kompanisë Porsche Albania duke asistuar ne proceset e shitjes dhe kur eshte e nevojshme zevendeson stafin e shitjes.
  • Eshte pergjegjes per të gjitha detyrat administrative dhe hierarike të nevojshme për të mbështetur departamentin e shitjeve dhe marketingut.
  • Mban kontektet me klientet( ne sallonin e makinave, telefon, poste, e-mail).
  • Cakton takimet me klientet per vizitat ne sallon dhe test drive.
  • Mban bazen e te dhenave per departamentin.
  • Kujdeset per marketingun ne sallonin e makinave (koordinimi i eventeve, përgatitja e ofertave, organizimi i listes se cmimeve, katalogët dhe aksesorët).
  • Koordininon e procesin e shitjes deri ne dorezimin e makinës.
  • Ben kerkime tregu, rregjistron te dhenat, përgatit e raporte statistikore, harton prezantime dhe dokumenta sipas nevojes se departamentit.
  • Cakton prioritete dhe plane veprimi duke ruajtur fleksibilitetin për t'i ndryshuar sipas nevojave dhe kerkesave te departamentit dhe kompanise.
  • Menaxhon e projekte brenda departamentit.
Eksperiencat
  • Eksperience ne shërbimin ndaj klientit Profesionalizëm dhe vetë-motivim
  • Njohje te mira gjuhës Angleze të shkruar dhe të folur dhe / ose Gjermanisht
  • Njohuri te mira ne paketat Microsoft Office ( Excel, Word, Power Point)
  • Diplomë Universitare, (e preferueshme në Administrim Biznesi, Shkenca Sociale, Gjuhë e Huaj)
  • Leje Drejtimi (kategoria B)

Ne ofrojmë një paketë të shkëlqyer të shpërblimit dhe mundësi shumë të mira për zhvillimin profesional përmes programeve trajnuese dhe të zhvillimit të punonjësve. Për aplikime, ju lutem na dërgoni një CV në adresën tone deri me 1 Nentor 2019 [email protected] . Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen  

#Marketing