Lokacioni | Prishtinë, Kosovë |
Data e skadimit | 24 Oct 2018 Jo-Aktive |
Orari | Orar i plotë |
Kategoria | Shitje |
ID e punës | #3744 |
Data e publikimit | 25 Sep 2018 - 00:34 |
![]() |
|
Adresa | Str. Vicianum, Llam C2.7, No. 283, Arberi, Prishtinë, Kosovë |
Emaili | [email protected] |
Uebfaqja | |
Rrjetet |
Përshkrimi
onkurs pune - Pozita e punës: Agjent i shitjes
Lokacioni: Zyra në Prishtinë
Raporton tek Menaxheri i Shitjes Përmbledhje
Pollenbee është kompani e cila ofron në treg sisteme cloud-base, e specializuar në Menaxhimin e Hoteleve dhe Financave.
Pollenbee po kërkon të zgjerojë ekipin e shitjes së Software– it për Menaxhim të Hotelit. Agjenti i shitjes është përgjegjës për sigurimin e klientëve potencial, mbylljen e kontratave të reja, menaxhimin dhe marrëdhënien me klientë. Agjenti i shitjes do të bëjë hulumtime për të identifikuar mundësi të reja dhe arritjen e objektivave të biznesit përmes telefonit, e- mailit dhe takimeve.
Gjithashtu do të marrë pjesë aktive në planifikimin dhe ekzekutimin e aktiviteteve të marketingut të kompanisë, duke siguruar kontribut në bazë të ndërveprimeve të tij / saj.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Zhvillimi i mundësive të shitjes duke hulumtuar dhe identifikuar klientët potencial.
- Identifikimi i vendimarrësve brenda drejtimeve të synuara për të filluar procesin e shitjeve.
- Takimi me të gjithë klientët potencial të synuar dhe përhapja e shitjeve brenda bazës së klientit.
- Bashkëpunimi me anëtarët e ekipit për të përcaktuar qasjet e nevojshme strategjike të shitjeve.
- Krijimi dhe dhënia e mundësive të kualifikimit për anëtarët e tjerë të ekipit.
- Mirëmbajtja dhe zgjerimi i mundësive në bazën e të dhënave.
- Sigurimi i përcjelljes së punës gjatë regjistrimit të klientëve potencial tek anëtari përkatës i ekipit me thirrje për veprim,
- datat, burimet dhe informacionet e plota të profilit.
- Përgatitja dhe dorëzimi i prezentimeve të shitjes, demonstrimeve të produktit/shërbimit dhe veprimeve të tjera të shitjes.
- Asistencë në përgjigjjet e Kërkesës për propozim (RFP) ndaj klientëve potencialë.
- Regjistrimi i të dhënave të reja të klientit dhe përditësimi i ndryshimeve në llogaritë ekzistuese në bazën e të dhënave të
- kompanisë.
- Pjesëmarrja në trajnime të shitjeve sipas kërkesës.
Eksperiencat
- Minimum dy vite eksperiencë në shitje.
- Preferohet të ketë të mbaruar Universitetin ose Kolegjin.
- Fokusimi i studimeve në Shkenca Kompjuterike, Marketing dhe Biznes.
- Përvojë në kualifikimin e mundësive, planifikimin para-thirrjes, kontrollimin e thirrjeve, krijimin e llogarisë së klientëve dhe
- menaxhimin e kohës.
- Eksperiencë në punën me software për menaxhimin e marrëdhënieve me konsumatorë.
- Përvoja me biznese hotelierie (Hotel apo Restaurant) konsiderohet përparësi.
- Aftësi për identifikimin e problemeve dhe zgjidhjes së objektivave.
- Të jetë në gjendje të krijojë dhe mbajë marrëdhënie të qëndrueshme me klientët.
- Aftësi të larta në të shkruar, komunikim dhe prezantim në gjuhën shqipe dhe angleze.
- Motivues, energjik dhe entuziast për vetëangazhim.
- Mundësi për të udhëtuar dhe ndjekur ngjarjet e shitjeve ose panaireve.
- Aftësi për të punuar individualisht dhe në ekip.
- Përvojë dhe njohuri të mira të përdorimit të paketës Microsoft Office dhe programeve tjera të menaxhimit të projektit.
- Patentë shoferi – Kategoria B
Kushtet e punës
- Udhëtimet mund të jenë të nevojshme.
- Mundësi për të marrë pjesë dhe për të kryer prezantime.
- Punë jashtë orarit sipas kërkesës dhe qëllimit.
- Kompensimet
- Pagë shumë konkurruese + Bonuse sipas shitjeve
Të interesuarit të dërgojnë CV në: [email protected]
www.pollenbeehotel.com + 383 49 599 230 [email protected]
Str. Vicianum, Llam C2.7,
No. 283, Arberi
Pristina 10000, Kosovo