Konsulente shitje në dyqan

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni Tirane, Shqipëri
Data e skadimit 3 Oct 2019 Aktive
Orari Orar i plotë
Aftësitë Analitik Analizë Ballafaqimi me të tjerët Dëgjim Formimi i rregullave Komunikim joverbal Kujdesshmëri Mikpritje Përgjegjshmëri Saktësi
Kategoria Shitje
ID e punës #7798
Data e publikimit 10 Sep 2019 - 14:19
My Optika
Adresa Tirane
Emaili [email protected]
Uebfaqja
Rrjetet
Përshkrimi

Konsulenti i shitjes në dyqan do të shërbejë në dyqanet e rrjetit My Optika, në qytetin e Tiranës. Stafi do të shërbejë në rrjetin e dyqaneve në Bulevardin Zogu i Parë, në Rrugën e Kavajës, përballë me Kishën Katolike dhe në dyqanin pranë kryqëzimit të 21 Dhjetorit, përballë me shkollën Sabaudin Gabrani. Konsulenti i shitjes është personi që do të realizojë të gjithë proçesin e shitjes nga prezantimi i produkteve tek klientët deri tek shërbimi pas shitjes. Konsulenti do të punojë në përmirësimin e shërbimit ndaj klientëve duke ofruar zgjidhje për problematikat e ndryshme optike dhe të diellit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

o Përgjegjëse për t'i shërbyer dhe konsultuar klientët gjatë proçesit të shitjeve.
o Të tregojë aftësi teknike shitëse si dhe të jetë në gjendje të mësojë produktet e kompanisë në mënyrë që të konsultojë në mënyrë efektive klientin.
o Të komunikojë me manaxherin e dyqanit për realizimin e një plani mujor bazuar mbi objektivat e vendosura nga Manaxheri i Dyqanit.
o Të jetë pjesë aktive e zbatimit të planit marketing të kompanisë në pikën e saj të shitjes.
o Të regjistrojë të dhëna të sakta në lidhje me kërkesa/porosi të ndryshme që mund të parashtrohen nga klientët e kompanisë.
o Të kuptojë dhe zbatojë të gjitha politikat, proçedurat dhe kodin e etikës së kompanisë.

Eksperiencat

o Të ketë eksperiencë pune në fushën e shitjes më shumë se 2 vjet.
o Preferohen kandidatët mbi moshën 23 vjeç.
o Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
o Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
o Të ketë njohuri të programeve kompjuterike.
o Të ketë aftësi të shkëlqyera në marrëdhënie me njerëzit, motivimi dhe komunikimi;
o Të zotërojë një diplomë universitare.
o Vetëm personat e short-listuar për këtë pozicion do të kontaktohen.

Të gjithë kandidatët e përzgjedhur do të marrin një e-mail konfirmues për përzgjedhjen. Ju lutem dergoni CV tuaj ne adresen e emailit: [email protected]

#Marketing