Projektues per rrjetet e telekomunikacionit

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni Tirane, Shqipëri
Data e skadimit 6 Oct 2019 Aktive
Orari Orar i plotë
Aftësitë Administrativ Analitik Ballafaqimi me të tjerët Dëgjim Komunikim Kujdesshmëri Organizativ Saktësi
Kategoria Shërbime profesionale
ID e punës #7850
Data e publikimit 11 Sep 2019 - 16:00
MRK Group Albania
Adresa Tirane
Emaili [email protected]
Uebfaqja
Rrjetet
Përshkrimi

MRK Group Albania është pjesë e grupit me veprimtari ndërkombëtare MRK. Fokusi jonë është në fushat e teknologjisë së informacionit, telekomunikim & rrjete si dhe menaxhim projektesh dhe realizimin e tyre. Për të forcuar ekipin tonë në Tiranë ne jemi duke kërkuar që tani për një periudhë prej së paku dy vjet Planifikues / Projektues (m/f) të rrjeteve të telekomunkacionit me studime të mbaruara bachelor, master apo diplome në degët Inxhinieri, Gjeografi, Gjeoinformatike apo degë të ngjashme me këto.


Si planifikues / projektues (m/f) për rrjetet e telekomunikacionit do të analizoni dhe konceptoni strukturat e rrjetit, zgjerimin dhe optimizimin e tyre. Përveç pikëpamjeve ekonomike do të shikohet realizueshmëria teknike. Në veprimtarinë tuaj do jeni përgjegjës për projektimin dhe zhvillimin e rrjeteve dhe pjesëve të tyre.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

• Krijimi i planeve për Telekomunikacionin & Rrjetet në sistemet e gjeo-informacionit (GIS)
• Projektimi i gjendjes aktuale dhe te ardhshme te stacioneve te transmetimit (CAD)
• Planifikimi i pajisjeve të telekomunikacionit, të tilla si teknologji e transmetimit, antenat, kabllot dhe krijimin e dokumenteve të ndërtimit
• Dokumentimi i sipërfaqeve dhe përgatitjen e procesit të miratimit (me autoritetet).
• Diskutime teknike të planifikimit me klientin


Eksperiencat

• Eksperience pune në projektimin e stacioneve të transmetimit të rrjeteve mobile.
• Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane
• Interes në temat që lidhen me sektorin e telekomunikacionit
• Aftësi analitike dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur
• Punë në grup dhe komunikim i mirë
• Njohuri të sigurta të aplikacioneve standarde të MS Office, veçanërisht Excel
• Njohuri e CAD dhe sistemet e gjeo-informacionit (GIS)
• Aftësitë për programim dhe databazë janë një avantazh
• Njohuri të gjuhës gjermane janë një avantazh

Per te aplikuar ne kete pozicion dergoni CV ne : [email protected]

#Marketing