Zyrtar Sprovues

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni Prishtinë, Kosovë
Data e skadimit 24 Sep 2019 Aktive
Orari Orar i plotë
Aftësitë Administrativ Analitik Ballafaqimi me të tjerët Dëgjim Ekip ndërtues Inkurajim Komunikim Kujdesshmëri Mikpritje Organizativ Planifikim Saktësi
Kategoria Administratë
ID e punës #7799
Data e publikimit 10 Sep 2019 - 15:45
Ministria e Drejtësisë
Adresa Prishtine
Emaili [email protected]
Uebfaqja
Rrjetet
Përshkrimi

Prishtinë, 10/09/2019 - Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës L. NR. 03/L–149 dhe Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Shërbimi Sprovues i Kosovës shpallë këtë:

                                                                                               KONKURS

SHËRBIMI SPROVUES I KOSOVËS

1. Pozita: Zyrtar Sprovues - 1 (një vend pune)
   Referenca: MD/SHSK/ - DR/680 / JP00040601
   Koeficienti:   7
   I përgjigjet: Udhëheqësit të zyrës Rajonale Ferizaj
   Vendi: Ferizaj

Detyrat dhe Përgjegjësitë
  • Përmes Udhëheqesit të Zyres Rajonale pranohen kërkesat nga Prokuroritë, apo gjykatat, zyrtari sprovues përpilon raportin para shqiptimit të dënimit, për madhorët dhe Anketën e plotë sociale për të miturit;   15%
  • Bënë mbikëqyrjen, korrektimin, risocializimin dhe ri integrimin në shoqëri, të personave të dënuar me masa dhe dënime alternative. 15%
  • Mbikëqyrë personat të cilët janë liruar me kusht nga Komisioni për lirim me kusht si dhe ndihmon ri integrimin e tyre në shoqëri 15%
  • Përpilon plane dhe programe individuale për rastet që janë në mbikëqyrje, të cilët janë sanksionuar me sanksione alternative dhe të liruar me kusht; 10%
  • Bënë raport për gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës për progresin e arritur të personave që janë nën mbikëqyrje të Shërbimit Sprovues te Kosovës por edhe bënë propozime për revokimin e dënimit alternativ në dënim me burg. 15%
  • Bashkëpunon me të gjitha institucionet tjera të cilat mbështesin synimin për ndihmë personave të sanksionuar me sanksione alternative. Bashkëpunimi gjithashtu nënkupton negociatat, marrëveshjet dhe përcjelljen në institucione shëndetësore, institucionet për ndihma sociale etj. 15%
  • Mbikëqyrë programin e rehabilitimit, tretmanit mjekësor, për personat e varur nga droga dhe alkooli të sanksionuar me sanksione alternative. 15%
  • Me kërkesë të Trupit Gjykues për të mitur, merr pjesë gjatë seancës gjyqësore;
  • Kryen punë tjera shtesë sipas kërkesës se udhëheqësit.
Eksperiencat

Marrja dhe dorëzimi i Aplikacioneve: Shërbimi Sprovues i Kosovës/Zyra e Personelit,ish- ndërtesa e ‘’Rilindja’’ kati i 6-të (gjashtë), Zyra Nr. 603,Prishtinë

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni zyrën e Personelit në tel: 038/200-18-048, 200-18-285, prej orës 08:00 - 16:00.

Konkursi ngel i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në web-faqen e Ministrisë Drejtësisë / Shërbimi Sprovues i Kosovës dhe në njërën nga gazetat ditore, duke filluar nga data 10.09.2019, deri më datën 24.09.2019, që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së Konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrin brenda 4 ditësh, aplikacionet që arrin pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilin konkurrojnë.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të informohen me shkrim ose me telefon në afat ligjor nga Divizioni i Burimeve Njerëzore dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale mbi kualifikimet dhe trajnimet e kryera për verifikim para Komisionit intervistues.

“Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.”

#Marketing