Udhëheqës Divizioni/Shitje

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni Prishtine, Kosovë
Data e skadimit 18 Jul 2019 Jo-Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Shitje
ID e punës #7318
Data e publikimit 10 Jul 2019 - 10:00
Migros Group
Adresa Prishtine
Emaili [email protected]
Uebfaqja
Rrjetet
Përshkrimi

MIGROS Group sh.p.k. shpall konkurs për pozitën:

Pozita: Udhëheqës Divizioni/Shitje 

Migros Group është themeluar si biznes familjar në vitin 1978, në tregtimin e pemëve dhe perimeve, dhe që nga atëherë është zgjeruar në fusha të ndryshme të produkteve industriale për konzum ditor. Sot kompania është një nga liderët në fushën e importit dhe distribuimit të brendeve të mëdha ndërkombëtare dhe atyre rajonale në territorin e Kosoves. Disa nga brendet e njohura përfshijnë: Nestlé, Colgate Palmolive, AIA, Saponia , Selpak , Monini, Scotti, Zvijezda, Jamnica, Koestlin, Calvo, Kandit ,Croco, Kotanyi, Bimilk, Costa d’Oro, Bauer, etj.

Detyrat dhe Përgjegjësitë
  • Përgjegjës për arritjen e targeteve mujore dhe vjetore të shitjes për divizionin e tij/saj
  • Menaxhimi i forcës shitëse përmes caktimit të planeve të shitjes për person, monitorimin e standardeve të performancës dhe trajnimin e vazhdueshëm gjatë ekzekutimit të punës në terren.
  • Zhvillon njohuri për klientët, të bërit biznes me ta dhe percjellë aktivitetet e konkurencës ne treg
  • Ne bashkëpunim me Brend Menaxherin, përgatitë aktivitetet promocionale mujore dhe kuartale
  • Zbaton dhe rishqyrton planet promocionale mujore dhe kuartale dhe siguron ekzekutimin e tyre në përputhje me strategjinë e biznesit dhe nevojave të klientit/ konsumatorit
  • Zbaton Procesin e Planifikimit Strategjik për Klientët Kyç
  • Percjell shitjet sipas klientit, brendit, artikullit etj.
Eksperiencat
  • Preferohet shkollim i lartë profesional
  • Të ketë njohuri të avancuar kompjuterike si dhe i gatshëm për tu aftësuar në programet kompjuterike të aplikueshme në kompani
  • Të ketë patentë shoferin kat. B
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi
  • Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo në grup
  • Të jetë fleksibil dhe t'u përgjigjet pozitivisht ndryshimeve
  • Njohja e gjuhës angleze, njohja e gjuhëve regjionale është avantazh
  • Preferohet së paku dy (2) vite përvojë pune në punët e sipër theksuara ose punë tjera të ngjashme

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën: [email protected]ose personalisht në adresen: Migros Group, zona Industriale Fushë Kosovë.  

TEK SUBJEKTI TË CEKET POZITA PËR TË CILËN APLIKONI, në të kundërtën aplikacionet janë të pavlefshme.

#Marketing