Udhëheqës i financave

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni Prishtine, Kosovë
Data e skadimit 15 Apr 2019 Jo-Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Banka & Financa
ID e punës #5612
Data e publikimit 12 Apr 2019 - 15:49
Meridian Express
Adresa Prishtine
Emaili [email protected]
Uebfaqja
Rrjetet
Përshkrimi

Meridian Express” shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:

Udhëheqës/e i/e Financave

Detyrat dhe Përgjegjësitë
  • Përpilon, menaxhon dhe monitoron zbatimin e strategjisë, politikës dhe procedurave të Departamentit të Financave;
  • Organizon, drejton dhe mbikëqyr funksionet e kontabilitetit, raportimit financiar, kontrollit, thesarit dhe tatimeve si dhe përkujdeset për lehtësimin e operacioneve ditore;
  • Ndërton sisteme financiare dhe mekanizma të kontrollit të brendshëm që mbështesin drejtimin strategjik të kompanisë dhe parandalojnë rrezikun financiar;
  • Monitoron rrjedhën e parasë, llogaritë, transaksionet dhe parametrat tjerë financiar që tregojnë performancën financiare të kompanisë;
  • Ndihmon në parashikimin dhe mbikëqyrjen e investimeve kapitale, si dhe shqyrton praktikat për të rritur të hyrat dhe ulur kostot;
  • Identifikon, analizon dhe monitoron parametrat e risqeve financiare për të ndihmuar drejtuesit e lartë në krijimin e planeve strategjike;
  • Raporton rezultatet financiare për palët e brendshme dhe të jashtme dhe ndihmon departamentet përmes analizave financiare, informacionit menaxherial dhe rekomandimeve;
  • Përgatit, kontrollon dhe mbikëqyr rrjedhën e proceseve të përgatitjes së raporteve dhe pasqyrave financiare periodike dhe vjetore;
  • Koordinon dhe aprovon ndryshime me qëllim të përmirësimeve në sistemet financiare të kompanisë;
  • Mbikëqyr veprimtarinë financiare të kompanisë dhe sistemin e përpunimit të të dhënave financiare të kompanisë;
  • Mbikëqyr dhe menaxhon procesin e planifikimit të buxhetit dhe parashikimeve financiare në koordinim me departamentet tjera dhe përcjellë realizimin e tij në vazhdimësi;
  • Përkujdeset se të gjitha praktikat financiare janë në pajtueshmëri me legjislacionin dhe rregullat në fuqi;
  • Menaxhon dhe mbikëqyr procesin e regjistrimit dhe ruajtjes së të dhënave në pajtueshmëri me kërkesat e auditorëve dhe agjencive qeveritare;
  • Mban marrëdhënie profesionale me institucionet financaire, kontraktorët dhe palët tjera të jashtme;
  • Mbikëqyr, koordinon dhe këshillon personelin brenda Departamentit të Financave;
Eksperiencat
  • Diplomë universitare në Ekonomi;
  • Kualifikim profesional në Kontabilitet (SCAAK, ACCA apo ndonjë shoqatë tjetër);
  • Minimum tri (3) vite përvojë pune në fushën e menaxhimit të financave;
  • Aftësi udhëheqëse dhe të delegimit të përgjegjësive;
  • Kreativitet dhe iniciativë për ide të reja dhe përmirësime të proceseve të punës;
  • Aftësi për formulimin e strategjive financiare, raporteve financiare, politikave të kontabilitetit dhe procedurave të kontrollit në pajtueshmëri me objektivat e kompanisë dhe konform legjislacionit në fuqi;

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në [email protected]dhe duke cekur në subjekt qartë pozitën për të cilën aplikojnë.

Data e fundit për aplikim është data 15 Prill 2019.

#Marketing