Menaxher i Marketingut

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni Durres, Shqipëri
Data e skadimit 15 May 2019 Jo-Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Marketing
ID e punës #6265
Data e publikimit 15 May 2019 - 14:00
Mektrin Motors
Adresa Durres
Emaili [email protected]
Uebfaqja
Rrjetet
Përshkrimi
  • Mektrin Motors shpk kompania lider në treg në fushën e automotive, përfaqësuesi zyrtar i Jaguar, Land Rover dhe Volvo Car është në kërkim të një Manaxheri/e Marketingu & PR me eksperiencë, i cili do të jetë përgjegjës kryesisht për strategjitë marketing, për trajtimin e brandeve që përfaqesojmë si dhe brandin "Mektrin", per sjelljen e ideve te reja dhe inovative etj.
Detyrat dhe Përgjegjësitë

•Hartimi dhe implementimi i strategjisë së përgjithshme të marketingut dhe shitjeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujore;
•Hartimi dhe monitorimi i një plani vjetor marketingu dhe shitjesh, i cili detajon aktivitetet e vitit që përkojnë me objektivat e miratuara të biznesit;
•Hartimi i buxhetit vjetor të marketingut dhe të shitjeve, ndjekja dhe realizimit të tij;
•Manaxhimi i kanaleve sociale të medias së kompanise;
•Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të cmimeve, të kënaqësisë së klientit, të elementeve publicitare dhe ia prezanton ato Bordit;
•Përgatit plan media- për të marketuar sa më shumë brandin e kompanisë; Zhvillimin dhe përmiresimin e njohjes së Brand-it;
•Kërkimi dhe gjetja e zgjidhjeve efikase për të bërë marketing;
•Krijon sherbime dhe paketa te reja;
•Përgjegjes për rishikimin e përmbajtjes së website-it të kompanisë dhe sigurohet se të gjitha informacionet në të janë të azhornuara;
•Udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të ardhmen;
•Përgatit politiken e cmimeve në përputhje me zhvillimin e tregut, projektit dhe kërkesave të kompanisë;
•Komunikon kërkesat e klientëve tek Bordi para finalizimit të kontratës;
•Përgatit plane veprimi dhe skedule për të identifikuar klientë të rinj dhe planifikon mënyren e përqasjes së kontakteve të reja. Paraprakisht analizon potencialin e tyre blerës;
;•Bashkëpunon me shitësat për të gjeneruar ide dhe iniciative konkuruese dhe motivuese për shitesat;
•Raporton tek Bordi periodikisht, potencialet për produkte dhe shërbime të reja, zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës etj;
•Mbron vlerat e organizatës duke e mbajtur informacionin konfidencial.

Eksperiencat

1-Të ketë përfunduar arsimin e lartë, preferohet Master në Marketing;
2-Të ketë mbi 5 vjet eksperience pune ne fushën e marketingut;
3-Të njohë shume mirë gjuhën angleze;
4-Të zotërojë shumë mirë Paketën Office;
5-Të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe të shkruar, si dhe aftësi të mira prezantuese;
6-Të ketë aftësi shumë të mira të të punuarit në grup;
7-Të ketë aftësi shumë të mira menaxheriale;
8-Aftesi te mira negociuese në mbyllje kontratash;
9-Punëtor, këmbëngulës, dhe i besueshëm;
10-Pozitiv dhe entuziast. Shënime Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre nëpërmjet "Apliko këtu me email" ose duke klikuar butonin "Aplikoni me email" mëposhtë. 
Personat e interesuar dhe që plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre me subjekt MENAXHER MARKETINGU duke aplikuar me email si meposhte deri ne 15/05/2019.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

#Marketing