4 Analiste Kreditore

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni Besianë, Kosovë
Data e skadimit 11 Oct 2018 Jo-Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Banka & financa
ID e punës #3777
Data e publikimit 6 Oct 2018 - 06:57
Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K
Adresa Vushtrri
Emaili [email protected]
Uebfaqja http://vendepune.krk-ks.com/job-list?id=370
Rrjetet
Përshkrimi

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision te ofroje shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane. Prandaj, Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall: K O N K U R S Për rekrutim të Analist-e Kreditor-e për degët në vijim: 1. Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Viti
2. Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Podujevë
3. Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Gjilan
4. Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Prizren

Detyrat dhe Përgjegjësitë
  • Promovimi i ofertës kreditore,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.
Eksperiencat
  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jete i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

 

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 05.10.2018 deri me dt. 11.10.2018.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune

 

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë. Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

#Marketing