Menaxher/e i/e Burimeve Njerëzore

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni Tirane, Shqipëri
Data e skadimit 29 Jul 2019 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Burimet njerëzore
ID e punës #7293
Data e publikimit 9 Jul 2019 - 13:00
KRACO
Adresa Tirane
Emaili [email protected]
Uebfaqja
Rrjetet
Përshkrimi
  • KRACO, kompania lider në Shqipëri në prodhimin e përgatitjeve për pije të ngrohta, të ftohta dhe ëmbëlsira, po kërkon një menaxher/e të burimeve njerëzore që do të bashkëpunojë ngushtësisht me drejtorin e përgjithshëm të organizatës dhe stafin menaxherial për të mbështetur konsolidimin e organizatës dhe mirë menaxhimin saj. 

    Në mënyrë specifike, menaxheri/ja i/e burimeve njerëzore, do të jetë përgjegjës për përmbushjen e këtyre detyrave bazuar në praktikat më të mira:
Detyrat dhe Përgjegjësitë

1.Zhvillon, rekomandon dhe zbaton politikën dhe procedurat e burimeve njerëzore.
2.Përgjegjës për rishkrimin e përshkrimeve të punës sipas nevojës.
3.Realizon detyrat lidhur me rekrutimin bazuar në vendet vakante.
4.Bashkëpunon me menaxherët për zbatimin e procedurës së seleksionimit dhe sigurohet që zbatohet parimi i meritokracisë.
5.Realizon orientimin e punonjësve të rinj dhe është përgjegjës për koordinimin e zbatimit të politikës e plantit të trajnimit e zhvillimit. 
6.Monitoron programin e menaxhimit të karrierës dhe këshillimit për menaxhimin e mardhënieve. 
7.Koordinon programin e vlerësimit të performancës dhe sigurohet që të gjitha palët e interesuara janë të informuara dhe kontribuojnë në një proces të besueshëm dhe të vlefshëm. 
8.Analizon sistemin e pagave e shpërblimeve dhe bashkëpunon me drejtuesit për ta përshtatur e orientuar drejt performancës.
9.Ndërton dhe mirëmban sistemin e treguesve dhe raportimit për departamentin dhe burimet njerëzore, duke përfshirë strukturën organizative dhe bazën e të dhënave për stafin.
10.Propozon qasje të reja, politika e proçedura për të ndikuar përmirësimin e vazhdueshëm të performancës, mjedisit të punës dhe balancës punë-jetë personale.
11.Sigurohet për zbatueshmërinë e legjislacionit të mardhënieve të punësimit.

Eksperiencat

Kompetencat e kërkuara
1.Mendësi dhe logjikë biznesi
2.Komunikim i mirë ndërpersonal dhe të ideve në formë raportesh e prezantimesh
3.Gadishmëri për të marrë kritika dhe proaktivitet në dhënien e opinionit
4.Gjykim kritik
5.Njohuri mbi zhvillimet dhe praktikën për burimet njerëzore
6.Menaxhim i mirë i mardhënieve me njerëzit
7.I/e orientuar nga parime të etikës dhe drejtësisë
8.Aftësi për të komunkuar e punuar në gjuhën angleze, preferohet dhe në italisht 
9.Aftësi për të punuar në programet bazë kompjuterike MS office.

Arsimi dhe eksperienca e kërkuar
1.Arsim i lartë në shkenca sociale ose fusha të lidhura me profesionin. 
2.Preferohen trajnime në fushën e burimeve njerëzore
3.Të paktën 5 vjet eksperiencë pune
4.Ekperienca të mëparshme në funksione të caktuara të menaxhimit të burimeve njerëzore. Shënime
Të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë një curriculum vitae dhe letër motivimi deri me datë 12 Korrik 2019, ora 17.00, në adresën [email protected]dhe do të njoftohen në çdo hap për statusin e aplikimit.

#Marketing