Serviser për Aparate dhe Frigorifer

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni Prishtine, Kosovë
Data e skadimit 21 Jul 2019 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Administratë
ID e punës #7320
Data e publikimit 10 Jul 2019 - 12:00
Korporata Rugove
Adresa Peje
Emaili [email protected]
Uebfaqja
Rrjetet
Përshkrimi

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapur të punës:

SERVISER PËR APARATE DHE FRIGORIFER

ZYRA QENDRORE E UJË RUGOVE, SHKABAJ, PRISHTINË.

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
  • Ambient profesional dhe motivues;
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
  • Mundësi të përparimit në karrierë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
  • Përgjegjës për servisimin e aparateve të ujit dhe frigoriferëve;
  • Identifikon dëmtimet teknike, prishjet të këtyre pajisjeve dhe bën riparimin e tyre;
  • Ndërmerr masa të nevojshme parandaluese si inspektimi, testimi etj.;
  • Ofron përkrahje teknike te klientët për pajisjet e shitura ose të huazuara;
  • Menaxhon evidencat e servisit, fletë-garancioneve dhe stokut të pjesëve rezervë;
  • Si dhe bën punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit.

Çka presim nga kandidatët:

  • Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
  • Të jenë të motivuar për punë;
  • Të jenë të gatshëm për pune ekipore;
  • Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
  • Iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.
Eksperiencat
  • Shkolla e mesme;
  • Shkollimi i lartë në fushën relevante konsiderohet përparësi;
  • Përvojë pune së paku 1 vjeçare në fushën e servisimit të pajisjeve;
  • Patent shofer, kategoria B.

Procedura e aplikimit:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në [email protected] duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 21 korrik 2019, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre.

#Marketing