Perfaqesues i shitjeve

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni Prishtine, Kosovë
Data e skadimit 16 Apr 2019 Jo-Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Shitje
ID e punës #5614
Data e publikimit 12 Apr 2019 - 17:00
Infosoft Office Sh.p.k
Adresa Prishtine
Emaili [email protected]
Uebfaqja
Rrjetet
Përshkrimi

Infosoft Office shpk ne Prishtine, kerkon te punesoje:

1 Perfaqesues i shitjeve

Detyrat dhe Përgjegjësitë
  • Zhvillon, drejton dhe ekzekuton strategji shitjeje me klientët kryesore te paracaktuar me qëllimin e optimizimit te rezultateve të biznesit tek këta klientë.
  • Merr pjesë aktive për çështje të ndryshme të procesit të shitjeve, duke sjellë ide dhe opinione në lidhje me konkurrencën për të realizuar propozime shitje fituese.
  • Koordinon te gjitha aktivitetet e shitjes dhe menaxhon resurset pergjate ciklit te shitjes per te siguruar profitabilitet.
  • Ndërthur dhe vlerëson idetë dhe kontributet që vijnë prej klientëve dhe anëtarëve të tjerë të ekipit të shitjes.
  • Kontribon dhe ndihmon ne realizimin e planit vjetor te shitjes.
  • Bashkëpunon me anëtarët e tjerë të ekipit të shitjeve për të ndarë ekspertizën.
  • Zhvillon marrëdhënie të forta me kliente egzistues.
  • Zgjeron gamen e klienteles dhe nderton raporte me kliente te rinj.
  • Raporton tek Drejtori Ekzekutiv
Eksperiencat
  • Të ketë perfunduar studimet e larta. (Të preferueshme Ekonomi/Biznes/Marketing)
  • Minimalisht 5 vjet eksperience e meparshme punë në pozicione analoge pa nderprerje ne nje kompani, preferohet ne segmentin B2B.
  • Te ketë njohuri te mira te gjuhes angleze.
  • Te kete experience ne fushen e zhvillimit te biznesit ose zgjerimit te kanaleve te shitjes.
  • Te kete experience te deshmuar ne negociata komerciale dhe ne inkasim te mjeteve.
  • Preferohet te ketë njohuri te mira rreth produkteve materiale zyrtare.
  • Te jete I moshes 25-35 vjec.

Aftesi te tjera

  • Aftesi shume te mira prezentuese dhe negociuese
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe shprehëse.
  • Aftësi shumë të mira bashkëpunuese
  • Aftësi per te punuar nen presion.
  • Aftësi per të ndërmarrë veprime të shpejta dhe në mënyrë të pavarur në zgjidhje të problemeve dhe në të mirë të kompanisë 

Benefite

  • Vleresime performance
  • Bonuse per arritje target-i
  • Zhvillim profesional dhe sfida te vazhdueshme
  • Ambjent shume i mire pune

Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja, brenda dates 16/04/2019, ne adresen e_mail: [email protected] 

Vetëm kandidatët te cilet plotesojne kriteret e mesiperme do të ftohen për intervistë.

#Marketing