Menaxher - Pergjegjes i Marketeve

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni Prishtine, Kosovë
Data e skadimit 17 Jul 2019 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Menaxhment
ID e punës #7387
Data e publikimit 12 Jul 2019 - 20:00
hrpartners
Adresa Kosove
Emaili [email protected]
Uebfaqja
Rrjetet
Përshkrimi

”HR Partners” kompani e specializuar për shërbime të rekrutimit për Burimet Njerëzore, është kontraktuar nga rrjeti me i madhe nderkombetar i marketeve ne Shqipëri "CONAD", për rekrutimin e stafit me punëkërkues nga Kosova për të punuar në Tiranë, për pozitën:

Pershkrim i Punes:                             Menaxher - Pergjegjes i Marketeve

Ne varesi direkte te:                           Drejtorit te Rrjetit & Zhvillimit te Biznesit/Departamentit te Burimeve Njerezore/Administratorit te Kompanise

Mbikqyres i drejtperdrejte i:             Asistent Pergjegjes te Marketeve, Punonjesit e Banakut, Punonjesit e Salles, Punonjesit e Kases, Punonjesit e Magazines.  

Qellimi i Punes

Menaxheri i Marketeve "Conad"- Pronatyra Treg, siguron mbarevajtjen e veprimtarive operacionale ditore brenda ketyre marketeve, ne perputhje me politikat dhe strategjite baze te shoqerise dhe ka ne fokus sherbimin dhe kujdesin ndaj klientit, me qellim nje fitim te qendrueshem te shoqerise dhe krijimin e nje marredhenie afatgjate me klientet.

Detyrat dhe Përgjegjësitë
  1. Organizimi i punes dhe motivimi i grupit te punonjesve ne varesi, ne menyre qe te behet e mundur rritja e shitjeve ditore dhe realizimi i objektivave, qe kane te bejne me shitjet.
  2. Angazhim ne drejtimin dhe orientimin e stafit te shitjes ne market, me qellimin e rritjes se efiçences, permiresimin e sherbimit ndaj klientit.
  3. Adresim i problematikave te ndryshme te funksionimit te pajisjeve sipas reparteve te caktuara, me qellim sigurimin e nje ambjenti komod per klientin dhe kushteve te mira pune per stafin.
  4. Te siguroje zbatimin e rregullores se punes nga punonjesit nen varesi dhe Kodin e Veshjes duke u angazhuar maksimalisht ne ruajten e Estetikes, Higjenes dhe Unifomes se Punonjesve si edhe asaj te dyqanit.
  5. Pergjegjes per trajnimin praktik te stafit te ri dhe pjesemarrjen ne trajnimet e tjera teorike te organizuara nga BNJ per stafin egzistues, me qellim permiresimin e Teknikave te Shitjes dhe Kujdesit ndaj Klientit.
  6. Organizimi i turneve, duke siguruar nje mbulim optimal te marketit me fuqine punetore te duhur, bazuar ne nevojat specifike te cdo turni. Raportimin ne Departamentin e BNJ cdo te shtune ose te diele, te planifikimit te prezences se stafit sipas turneve.
  7. Leximi i statistikave nga STORE, pervetsimi i ketij Programi, me qellim perdorjen e tyre ne analiza te ndryshme ne funksion te, MARZHIT, SHITJEVE DHE STOKUT.
  8. Mbajtja ne kontroll e skadencave, demeve dhe njekohesiht zbatimi i Procedures per to.
  9. Njohja sh mire e Programit FIDELITY, perdorimi ne funksion te Klientit dhe statistikave te ndryshme, si edhe ndjekja e Procedures per Dhuratat.
  10. Menaxhimi i mungesave te produkteve te porositura ose produkteve te ardhura teper ose gabimisht. Ndjekja e Procedures ne rast Kontestimi dhe Reklamimi. RUAJTJA E ASORTIMENTIT.
  11. Rregjistrimin i faturave te furnitoreve ne kohe ne sistem dhe dorezimi i tyre ne finance. Kontrolli midis mallit dhe faturave te ardhura nga Magazina Qendrore si dhe ndjekja e kontestimeve qe mund te dalin gjate kontrollit te mallit, sipas procedures ne fuqi.
  12. Organizon dhe monitoron vendosjen e produkteve ne rafte ne menyren e duhur dhe sipas koncepteve baze te shoqerise mbi ‘’merchandising’’.
  13. Menaxhimi i niveleve te stokut, duke garantuar gjithmone prezencen e produkteve ne market, ne momentin dhe sasine e duhur, duke respektuar procedurat baze te porositjes.
  14. Kontrolli i layout - it dhe vendosja e produktit ne oferte, te ri, fresco dhe super fresco me kreativitet.
  15. Rregjistrimi/Hapja e kodeve/PLU-ve ne STORE ne menyre te sakte dhe sipas procedures.
  16. Kujdeset per menaxhimin e ofertave te brendshme dhe ato te fletepalosjes.
  17. Kontrollon nese cmimi i produktit ne raft dhe ne banak perkon me produktin perkates.
  18. Kontroll te vazhdueshem mbi elementet operacional, te cilet perkthehen ne kosto per shoqerine, si inventaret dhe procedurat baze te qarkullimit te mallit, brenda rrjetit te marketeve.
  19. Menaxhimi i Cashit dhe te gjitha procedurat qe kane te bejne me te. Manaxhim i diferencave se punonjesve te kases, parave fallco apo te demtuara dhe raportim i tyre ne Departamentin e Finances.
  20. Shqyrton dhe trajton ankesat e klienteve, komentet dhe sugjerimet e tyre.
  21. Pergjegjes per vleresimin periodik te perfomances se punonjesve duke plotesuar format perkatese te vleresimit te pergatitura nga BNJ. Adresim i cdo problematike qe vjen nga mospermbushja e detyres nga punonjesi dhe shoqerimi i tyre me verejtjet perkatese sipas procedures BNJ.
  22. Kryen cdo detyre tjeter te caktuar nga Eprori i drejtperdrejte. 
Eksperiencat
  • Marrja pjese ne analizat periodike te perfomances se marketit.
  • Organizimi i takimeve shtese, midis departamenteve, per te permiresuar shitjen dhe sherbimin ndaj klientit.
  • Raportimi korrekt dhe ne kohe tek eproret per elementet qe kane te bejne me performancen e pikes se shitjes dhe ndjekjen e konkurrences direkte.
  • Zbatimi me pergjegjshemeri i politikave te shoqerise ne marredhenie me furnitoret, duke mbrojtur gjithmone interesat e shoqerise.
  • Monitorimi nga afer i ecurise se konkurenteve.

Punedhenesi siguron akomodimin dhe kushtet e tjera te nevojshme per te krijuar ambient te pershtatshem jetese dhe pune.

Ju mendoni se jeni i/e duhuri/a?

HR Partners është kontraktuar për rekrutimin dhe ju ftojmë të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj permes sistemit Apliko



Afati i fundit për aplikim: 17.07.2019.

HR Partners (Pjese e Portal Pune Sh.p.k) është kompani e specializuar e shërbimeve të rekrutimit për Burimet Njerëzore. Misioni ynë është të menaxhojë talentin për rritje të qëndrueshme, me qëllim të ndërtimit të marrëdhënieve të afërta me vlera të qëndrueshme. Ne synojmë të sigurojmë, mbajmë dhe radhisim talentin kundrejt qëllimeve strategjike të klientëve tanë, derisa mbështesim kandidatët individualë për të aktualizuar potencialin e tyre, për të menaxhuar aspiratat e tyre dhe arritur aspiratat e tyre të karrierës. Mbajtja dhe përkushtimi i klientëve është fokus i praktikës sonë. 

#Marketing