Zyrtar Per Zhvillim Biznesi

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni Prishtinë, Kosovë
Data e skadimit 18 Nov 2019 Aktive
Orari Orar i plotë
Aftësitë Administrativ Analitik Arsyetimi Ballafaqimi me të tjerët Dëgjim Komunikim Kujdesshmëri Mikpritje Përfshirja Përgjegjshmëri Saktësi
Kategoria Banka & Financa
ID e punës #9455
Data e publikimit 5 Nov 2019 - 11:30
FINCA Kosovë
Adresa Rahovec
Emaili [email protected]
Uebfaqja
Rrjetet
Përshkrimi

FINCA është Institucion Financiar Amerikan, që operon në Euroazi, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Amerikë Latine, duke shërbyer mbi 2.3 milion klientë. Me qëllim të rritjes së efikasitetit në operacione, FINCA Kosovë shpallë:

KONKURS

  • ZYRTAR PËR ZHVILLIM BIZNESI – DEGA PRISHTINË
Detyrat dhe Përgjegjësitë
  • Të identifikojë klientët potencial për kreditë e bizneseve përmes promovimit të ofertës kreditore;
  • Të monitorojë trendet dhe zhvillimet e tregut;
  • Të mbledhë, analizojë dhe verifikojë informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
  • Të ndërtojë dhe analizojë pasqyrat financiare;
  • Të ndërtojë portfolion dhe bazën e klientëve;
  • Te vlerësojë riskun e kredisë;
  • Të menaxhojë në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët e biznesit;
  • Të menaxhojë me sukses ciklin e ripagesave mujore të kredive të aprovuara;
  • Të ndërtojë relacione afatgjate dhe profesionale me klientë dhe të prezantojë institucionin në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e institucionit.
Eksperiencat
  • Diplomë universiteti në ekonomi, financa ose administrim biznesi;
  • Përvoja e punës në institucionet financiare është përparësi;
  • Njohuri mbi ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Aftësi të forta analitike dhe organizative;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Posedimi i patentë shoferit.

Ju lutem plotësojeni aplikacionin online përmes web-faqës: www.fincakosovo.org , ose dergoni CV- në dhe Letrën motivuese në e-mail adresën: [email protected] apo në
[email protected] . Në titull duhet të shkruhet pozita e punës dhe vendi.

Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen. 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të barabartë. Kandidatet femra inkurajohen të aplikojnë. Afati i aplikimit deri me 18/11/2019

www.fincakosovo.org

#Marketing