Menaxher/e shitjesh

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni Tirane, Shqipëri
Data e skadimit 29 Nov 2019 Aktive
Orari Orar i plotë
Aftësitë Administrativ Ballafaqimi me të tjerët Dëgjim Komunikim Kujdesshmëri Mikpritje Përfshirja Saktësi
Kategoria Menaxhim
ID e punës #9504
Data e publikimit 7 Nov 2019 - 13:00
E-Business Solutions shpk
Adresa Rruga Ismail Qemali, nr 32 Tirane, Shqipëri
Emaili [email protected]
Uebfaqja
Rrjetet
Përshkrimi

MyTicket, e themeluar në 2016, është platformë për administrimin dhe shitjen e biletave të eventeve të shumëllojshme si: shfaqje teatri dhe kinemaje, estradë dhe show artistike, koncerte dhe festivale muzikore por jo vetem, muze dhe ekspozita, evente korporative etj. Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm kompania është në kërkim stafi të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale.

Detyrat dhe Përgjegjësitë
  • Monitoron  dhe menaxhon shitjet për projektet ekzistuese.
  • Harton raporte të detajuara brenda afateve të përcaktuara dhe sipas formateve te kërkuar.
  • Mban kontakte të vazhdueshme me klientët, me qëllim përmirësimin e cilesisë së shërbimit.
  • Informon klientët mbi kompaninë dhe shërbimet e saj.
Eksperiencat
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
  • Aftësi për të punuar në grup.
  • Aftësi shumë të mira në komunikimet me email.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Office (Excel, Word, Power point)

Personat e interesuar duhet të dergojnë CV-n me subjekt "Aplikimi Menaxher/e Shitjesh". Pranohen aplikime dhe nga student/e.

#Marketing