Administrator i Sistemeve të TIK

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni Tiranë, Shqipëri
Data e skadimit 24 Sep 2019 Aktive
Orari Orar i plotë
Aftësitë Administrativ Analitik Ballafaqimi me të tjerët Dëgjim IT Komunikim Kujdesshmëri Saktësi
Kategoria IT & Dizajn
ID e punës #7865
Data e publikimit 12 Sep 2019 - 11:00
DuaPunë
Adresa Rruga Luigj Gurakuqi, Tiranë
Emaili [email protected]
Uebfaqja
Rrjetet
Përshkrimi

Duapune.com si pjesë e DM Consulting Services, ofron për më shumë se 15 vjet në Shqipëri dhe Kosovë shërbime të Burimeve Njerëzore të nivelit të lartë si Rekrutimi dhe Kërkimi Ekzekutiv, shërbimet e Trajnimit dhe Zhvillimit, shërbimet e Vlerësimit të Punonjësve, Trajnimit e Këshillimit të Karrierës.

Në emër të një kompanie të konsoliduar në Kosovë që operon në fushën e Teknologjisë së Informacionit, jemi duke rekrutuar për një profil : Administrator i Sistemeve të TIK

Vartësit : Helpdesk / Operatori i Sistemeve

Eprori : Udhëheqësi i Departmentit të TIK

Detyrat dhe Përgjegjësitë
  • Specifikimi i serverëve, stacioneve punuese, storage-ave, switch-ave, router-ave, firewall-ave, sistemeve operative, softuerave për virtualizim, softuerëve antivirus, softuerëve RDBMS (bazave të të dhënave), softuerëve për shkëmbim dhe organizim të informatave (portalet dhe exchange serverët) si dhe softuerëve tjerë të cilët shërbejnë për administrimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të TIK etj. të brendeve HP, HPE, IBM, Lenovo, Dell, CISCO, Mikrotik, ASUS, Microsoft, VMWare, Norton, etj.
  • Planifikimi i instalimeve dhe instalimi (asemblimi), vet dhe në bashkëpunim me operatorët e sistemeve.
  • Planifikimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të sistemeve të sipërpërmendura
  • Përgjegjësia e Administratorit të Sistemeve të TIK është specifikimi, vendosja dhe mirëmbajtja e sistemeve për infrastrukturën e TIK të kompanisë tonë dhe për klientë.
Eksperiencat
  • Edukimi: Diplomë universitare dhe (të mirëseardhura) certifikata të kualifikimeve / trajnimeve të caktuara profesionale
  • Cilësi të larta udhëheqëse, njerëzore, profesionale dhe organizative, aftësi në komunikim me njerëzit, njohja e gjuhëve të huaja (anglishtja e domosdoshme), aftësi e punës nën presion

Dërgoni CV tuaj në adresën email [email protected]duke specifikuar pozicionin për të cilin po aplikoni.

#Marketing