Avokat

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni Tirane, Shqipëri
Data e skadimit 5 Dec 2019 Aktive
Orari Orar i plotë
Aftësitë Administrativ Analitik Ballafaqimi me të tjerët Dëgjim Ekip ndërtues Komunikim Kujdesshmëri Mikpritje Përfshirja Përgjegjshmëri Saktësi
Kategoria Shërbime profesionale
ID e punës #9516
Data e publikimit 8 Nov 2019 - 11:00
BENDO, Legal & Financial
Adresa Tirane
Emaili [email protected]
Uebfaqja
Rrjetet
Përshkrimi

Apliko tani!   Zyra e avokatisë "BENDO, Legal & Financial" është një zyrë e cila ofron konsulencë ligjore dhe financiare dhe përfaqësim gjyqësor në Republikën e Shqipërisë. Klientët e zyrës janë shoqëri të mesme dhe shoqëri të mëdha, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri dhe jashtë saj. Në përmbushje të kërkesave të vazhdueshme të klientëve, zyra jonë kërkon të punësojë një avokat i cili është bashkëpunues, i kujdesshëm në detaje dhe që në mënyrë të vazhdueshme kërkon të japë një impakt pozitiv në jetën e tij profesionale.    

Detyrat dhe Përgjegjësitë
  • "Avokati" pranë zyrës sonë ofron shërbime konsulence dhe përfaqësim gjyqësor pranë Gjykatave Civile dhe Administrative në Tiranë dhe në rrethe.
  • Përgatit dosjet gjyqësore.
  • Menaxhon afatet ligjore
  • Cilësia e produktit final duhet të karakterizojë aplikuesin e këtij vendi vakand. 
Eksperiencat
  • Të ketë përfunduar ciklin e studimeve Bachelor dhe Master me rezultate të larta; (përfundimi i studimeve jashtë përbën përparësi);
  • Të ketë specializime të ndryshme në fushën e drejtësisë (kanë përparësi aplikantët që kanë kryer specializime jashtë Shqipërisë).
  • Të ketë licensën e avokatit;
  • Të ketë minimalisht një eksperiencë pune 3 vjecare në fushat e të drejtës civile, tregtare, administrative, dhe/ose në sektorët strategjikë të Shqipërisë etj.;
  • Të zotërojë gjuhën ligjore angleze dhe një gjuhë të dytë të BE (gjuha italiane përbën avantazh);
  • Të jetë bashkëpunues dhe të jetë i aftë të punojë në grup sipas afateve të përcaktuara bashkërisht;
  • Të jetë i aftë të menaxhojë fluksin e punës brenda afateve ligjore dhe afateve të kërkuara;
  • Të përfaqësojë cështjet përpara gjykatave administrative dhe/ose civile të Republikës së Shqipërisë në Tiranë dhe në rrethe.

Aplikuesit mund të dërgojnë CV e tyre në adresën e emailit [email protected] Aplikimet janë të hapura deri më datë 07 Dhjetor 2019.  

#Marketing