Menaxher/e për Blerje dhe Furnizim

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni Prishtinë, Kosovë
Data e skadimit 10 Dec 2018 Jo-Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Menaxhment
ID e punës #3906
Data e publikimit 11 Nov 2018 - 03:28
Albi Mall
Adresa Prishtina, Kosova
Emaili [email protected]
Uebfaqja
Rrjetet
Përshkrimi

BËHU PJESË E EKIPIT TONË!

“Albi Shopping” Sh.p.k, me kënaqësi vazhdon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës.

Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik.

MENAXHER/E për Blerje dhe Furnizim

Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe Përgjegjësitë
  • Planifikon, udhëheqë dhe koordinon aktivitetet e blerjes, zyrtarëve të blerjes dhe punëtorëve tjerë të kyçur në blerjen e produkteve
  • Mbikëqyrë dhe vëzhgon të gjitha aktivitetet e blerjes dhe shitjes në pikat e rrjetit
  • Mbikëqyrë rrjedhjen, qarkullimin dhe mënyrën e menaxhimit të kategorive të caktuara përfshirë transferet e mallrave në bazë të kategorive të caktuara, nga një pikë në pikën tjetër, diferencë të çdo kategorie dhe përgjegjëse që nga fitimi i parë (debit)
  • Menaxhon furnizimin e stokut për të gjithë rrjetin e pikave shitëse
  • Negocimi me furnitorë
  • Identifikon dhe analizon linjat e reja të produkteve
  • Implementon planet vjetore të blerjes dhe furnizimit
  • Mban kontakte dhe bashkëpunon ngushtë me furnitor
  • Përgatit raporte të ndryshme për blerje dhe furnizim
Eksperiencat
  • Diplomë universitare, preferohet dega administrim biznesi
  • Përvojë pune 2 vjet në departament të furnizimit apo shitjës
  • Shkathtësi të shkëlqyer komunikative dhe negociuese,
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
  • Leja e vozitjes – kategoria B

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikonin në adresën e e-mail-it: [email protected].

Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

#Marketing