Analiste të dhënash

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Agna Group
Adresa Autostrada Tirane-Durres Km 0 Tirane, Shqipëri
Emaili [email protected]
Uebfaqja
Rrjetet
Përshkrimi

Agna Group njihet në Shqipëri dhe rajon si prodhuese e brandeve të mirënjohura shqiptare: Glina, Spring dhe Elbar, si përfaqësuese zyrtare e brandeve me famë ndërkombëtare: Pepsi, Nestle, Heineken, Lipton etj dhe ushtron aktivitetin e saj e fokusuar në sektorin e FMCG.
Departamenti CRM kërkon të punësojë kandidatë në pozicionin Analiste të Dhënash të cilët janë kompetentë, praktikë, të gatshëm për sfida të reja dhe kreativ.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

•Menaxhimi i listave të klientëve në lidhje me: statusin financiar, statusin tatimor dhe QKB, investimin në njësi, etj.
•Hartimi i marrëveshjeve / kontratave të lidhura mes klientëve dhe kompanisë dhe ndjekja e tyre.
•Raportimi mbi ecurinë mujore të marrëveshjes / kontratës.
•Hartimi i proces-verbaleve dhe mbajtja e rakordeve me qëllimin menaxhimin dhe raportimin e veprimeve të proceseve të ndryshme.
•Analiza të ndryshme duke përdorur excel / access / (sisteme të tjera në përdorim nga kompania).

Eksperiencat

•Të ketë perfunduar ose të jetë në përfundim të arsimit të lartë në profilin ekonomikë, informatikë ekonomike, inxhinieri matematike ose matematikë;
•Të ketë njohuri mbi statistikat dhe analizat;
• Të njohë shumë mirë paketën Microsoft Office;
•Njohja e SPSS, NAVISION, SAP, etj përbën avantazh;
•Të njohë shumë mirë gjuhën angleze (Preferohet niveli B2 e lart)
•Eksperienca në pozicione të ngjashme përbën avantazh;
•Të ketë aftësi shumë të mira në marrëdhëniet me kolegët dhe klientët;
•Të ketë njohuri në hartimin e dokumentacionit për menaxhimin e brendëshëm të proceseve të punës;
•Të ketë njohuri në hartimin e kontratave të lidhura me klientët;
•Të ketë njohuri mbi logjistikën dhe menaxhimin financiar;
•Njohuri nga fusha it, përbëjnë avantazh;

Ju lutem dërgoni CV-të dhe dokumentacionin përkatës në adresën: [email protected]

#Marketing