Ambasada Gjermane ka rregulla shume strikte nga njera ane dhe nga ana tjeter aplikimet e shumta bejne qe aplikimet me dokumentacion jo te sakte apo te mangut, te mos analizohen dhe te mos merren shume ne konsiderate. Se pari problemi vjen nga mos leximi i dokumentacionit dhe informacioneve me pike e me presje. Te keni te sigurte qe edhe ne Gjermani, Austri apo Zvicer, cdo leter qe iu vjen ne shtepi duhet ta lexoni me imtesi, pasi keshtu funksionon sistemi qe ata kane ngritur. Ne listen e elementeve qe kerkohen nga Ambasada Gjermane qe nje kontrate pune duhet te kete jane:

 

Kontrate origjinale nga punedhenes konkret.

Dhena te plota te punedhenesit dhe punemarresit (emrin e plotë të punëmarrësit dhe punëdhënësit përkatësisht të kompanisë, adresën, të dhënat e kontaktit)

Marrëdhënia e punës (fillimi i kontratës, lloji i kontratës, paga bruto, orari i punës, koha e pushimeve, shërbimet e veçanta).

Te marre kontrata te lejen e Zyres Federale ne Gjermane qe jep lejen per punesimin. (Kjo nuk vlen per aplikimet ne 2018 prej ndryshimeve te ligjeve)

Tre kopje origjinale

Per profesione te caktuar: E drejta e ushtrimit te profesionit.

I keni pare pikat e mesiperme me kujdes? Atehere ju duhet te keni nje kontrate reale pune nga nje punedhenes konkret dhe duhet te keni tre kopje origjinale te firmosura nga ju dhe punedhenesi juaj i ardhshem.

 

Kjo kontrate duhet te kete te dhenat e plota dhe reale mbi te gjithe te dhenat e punedhenesit te ardhshem dhe te kontakteve aktuale te tij. Kjo kontrate nese eshte hartuar ne 2017 duhet te marre se pari lejen nga Zyra Federale per emigracionin ne GJERMANI (per aplikimet ne 2018 nuk vlen dhe mund te shkoni drejtperdrejte me kontraten origjinale) dhe pasi ato te japin pelqimin qe ju lejoheni qe me ate kontrate te punoni ne Gjermani, atehere procedurat fillojne ne Ambasade Gjermane ne Tirane dhe Prishtine. Ambasada ne drejtimin e kontrates se punes vlereson qe kjo kontrate eshte e rregullt apo jo dhe verifikon nese eshte origjinale apo jo. Zyra federale e Emigracionit eshte institurioni pergjegjes qe ben vleresimin e kesaj kontrate. Pse mund te refuzohet kontrata nga zyra e emigracionit federal ne Gjermani? Se pari eshte ceshtja e pages. Ne Gjermani ka page minimale per sektore te ndryshem. Ju mund te jeni i gatshem edhe te punoni per 6 euro/ora por ne Gjermani ka rroge minimale qe ju nuk ju lejon ligji qe te punoni poshte asaj page. Cdo sektor e ka te ndryshem. Se dyti eshte nevoja aktuale e shtetit aktual ne Gjermani per sektorin ne te cilin ju aplikoni. Si interpretohet kjo?

 

e gjithe keto persona ne formularin per Vize Nacionale duhet te shkruajne periudhat e qendrimit ne Gjermani dhe ky informacion duhet te jete shume i sakte, pasi verifikimi nga Ambasada eshte shume i lehte. Nese ju nuk lejoheni qe per ate periudhe te vizitoni Gjermanine atehere refuzimi i vizes eshte pothuajse i sigurte. Per ne momentin aktual kjo vlen per ish azilkerkuesit ne Gjermani dhe duhet te informohen shume sakte ne kete drejtim. Nga ana tjeter, gjate kohes qe po perpunonim informacionet e Ambasades Gjermane ne Tirane (por qe edhe per Kosoven vlen pasi te njejtat procedura kane), na bie ne sy nje ndryshim ligji qe kishin bere apo nje paragraf: “Personat, të cilët brenda 24 muajve para aplikimit për vizë, kanë qëndruar në Gjermani si azilkërkues ose si të toleruar (Gedultete) dhe kanë pranuar përfitime mbi bazën e ligjit të përfitimeve për azilkërkuesit, sipas rregullorës së re nuk mund të marrin vizë.