Ekspertët në Zvicër presin që Prodhimi i Brendshëm Bruto të rritet këtë vit me rreth 3%. Por, nevojat për fuqi punëtore po rriten çdo ditë e më shumë, dhe më të kërkuarit janë specialistët e IT dhe punëtorët në sektorin e industrisë dhe ata të transportit. Përgjatë gjithë kësaj periudhe e sidomos pas krizës së euros që tronditi zonën e monedhës së përbashkët, fokusi ka qenë tek Gjermania, e konsideruar si motori i Evropës dhe një ekonomi të fuqishme. Por, ndërkohë edhe Zvicra po lulëzon deri në atë pikë sa ekonomistët t’i rrisin ndjeshëm parashikimet e tyre për pjesën e mbetur të vitit 2018. Më konkrete për sa i takon punësimit vazhdon të jetë sidoqoftë Gjermania. Përpara pak ditësh, ekzekutivi gjerman i dha dritën jeshile ligjit të ri të emigracionit për fuqinë punëtore. Pas Gjermanisë, edhe nga Zvicra mbërrijnë sinjale për shtim të nevojave të krahut të punës.