Kantonet e Gjenevës, Bazelit dhe Cyrihut kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke i kërkuar qeverisë zvicerane që të rrisë numrin e lejeve të punës me të cilat duhet të pajisen punëtorët e huaj të cilët vijnë nga vendet jo-anëtare të BE.

Ndryshe nga të huajt që vijnë nga BE, të cilët kanë të drejtë të punojnë këtu nën ndonjë marrëveshje dypalëshe dhe gëzojnë lëvizje të lirë, personat që janë shtetas të vendeve jashtë BE-së – të ashtuquajtura si shtete të treta - janë subjekte diskutabile.

Pas votimit të anti-imigracionit në vitin 2014, qeveria federale zvicerane reduktoi kuotën e lëshimit të lejeve të punës për shtetet e treta për 2015 dhe 2016 me një të katërtën. 

Situata ishte shqetësuese për disa kantone, duke përfshirë Gjenevën, e cila ngeci për pajisjen e punonjësve të kualifikuar të shteteve të treta më leje pune deri në Mars për më shumë info rreth këtij rasti shih https://www.thelocal.ch/20160826/geneva-worried-after-running-out-of-permits-for-non-eu-workers.

Në një letër drejtuar qeverisë në Gusht të vitit 2016, qeveria locale e Gjenevës deklaroi se ishte "shumë e brengosur" që nuk mund të ofronte më leje pune për specialistë e kualifikuar jo-evropianë. 

Në Tetor po të atij viti, qeveria federale u përgjigj duke rritur numrin e kuotave të pajisjeve me leje pune të disponueshme për vitin 2017.

Në një deklaratë të përbashkët Gjeneva, Bazeli dhe Cyrihu thanë se kishin përdorur përsëri kuotën e tyre të lejeve deri në fund të tremujorit të parë të vitit 2016 dhe si rezultat kërkonin që qeveria federale të rriste numrin në dispozicion që së paku të arrihet kuota e dhjetëvitëshit të fundit. 

"Ekonomia dhe kërkimi duhet të jenë në gjendje të thërrasin specialistë nga shtetet e treta", përfundon deklarata e tyre. 

"Niveli i ulët i lëshimit të lejeve të punës çon në pasiguri për autoritetet dhe bizneset, gjë që nuk është e favorshme për zhvillimin ekonomik". 

Që tre qytetet mbeten atraktive për bizneset, kompanitë dhe institucionet kërkimore dhe janë në gjendje të punësojnë profesionistë të kualifikuar. 

Edhepse punëtorët e brendshëm dhe të BE përbëjnë një pjesë të madhe të fuqisë punëtore në Zvicër, kompanitë duhet të jenë në gjendje të thërrasin punëtorë nga shtetet e treta, veçanërisht specialistë në kërkime dhe zhvillim.

#Marketing