Ti ke një intervistë pune nesër. Ju e keni lexuar historikun e kompanisë dhe dini cdogjë për të. Ju tashmë jeni gati. Madje jeni paraqitur edhe në intervistë para kohe. Mirëpo shikojeni së paku njëherë veten tuaj në pasqyrë dhe pyeteni veten: A jam veshur si duhet?

Në intervistë ju e reklamoni veten si produkt, kështuqë ju duhet të keni imazhin e suksesshëm. Të prezantoni imazhin e vetes ka të bëjë me aftësitë tuaja e jo me shpenzimin e parave.

Është në rregull të pyetni se cfarë të vishni. Në disa industri tradicionale si kontabilitet, drejtësi, administratë nënkupohet se cfarë duhet të veshni; një këmishë, kollare, pantollona dhe këpucë të lustruara. Mirëpo kemi industri të tjera si ajo e dizajnit grafik, teknologjinë informative ku mund të pyesni veten athua si duhet të vishem në intervistë. Amy Glass eksperte në fushën e rekrutimit thekson se është normale të pyesni kompaninë mbi kodin e veshjes. Në këtë kontekst mund të shfrytëzoni rastin dhe të beni pyetje kur ftoheni për intervistë.

Nuk keni nevojë që të bleni kostume vetëm për t’u paraqitur në intervistë. Mund të kombinoni rrobat tuaja. Kjo tregon shijen dhe kreativitetin.

Ajo që Glass thekson është se nëse keni këpucë lëkure sigurohuni që ato të shkëlqejnë, nëse keni këpucë nga materiali tjetër sigurohuni që të jenë të pastra.

Imazhi juaj ka rëndësi sepse ajo tregon orientimin tuaj në detaje dhe tregon se si do t’a prezantonit kompaninë tek klientët e saj. Imazhi juaj mund të ketë ndikim të madh se si ju do përceptoheni nga punëdhënësi juaj dhe ndikon në suksesin e intervistës”.

#Marketing


10 gjëra që duhet t’i bëni para shkuarjes në intervistë

10 gjëra që duhet t’i bëni para shkuarjes në intervistë

Ju keni punuar shumë për të arritur këtu. Keni dërguar më dhjetër ...

Lexo më shumë
Përgatitja për intervistë

Përgatitja për intervistë

Në intërvistë, qëllimi juaj është të bindni rekrutuesin se ju i p ...

Lexo më shumë
Si të aplikojmë në mënyrë të suksesshme për punë?

Si të aplikojmë në mënyrë të suksesshme për punë?

Keni filluar kërkimin dhe keni gjetur vendin ideal të punës? Mos u stresoni. Filloni ...

Lexo më shumë