Cka është CV dhe kur përdoret?

Me siguri CV e parë në histori është përpiluar nga Leonardo da Vinci qysh para 500 viteve. Tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe është e domosdoshme që cdo individ të ketë CV e vet, megjithatë shumica e profesionistëve nuk ia arrijnë që t’a bëjnë këtë gjë si duhet. Të dhënat në vijim do t’iu japin një ndihmë në lidhje me atë se si t’a përpiloni një CV në mënyrë të sukesshme.

CV, si një pasqyrë e historikut edukativ dhe profesional të një individi zakonisht përdoret për aplikim për punë. CV mund të emërtohet edhe si Rezume.

CV paraqet mënyrëm më të bindshme dhe më fleksibile për të aplikuar për një vend pune. Ajo përmban të dhëna në lidhje me profiling tuaj personal duke iu prezantuar në mënyrën më të mirë për vendin e punës në të cilin aplikoni. CV është një dokument reklamues, ku ju reklamoni dicka: veten tuaj! Ju duhet t’i shitni aftësitë tuaja, kualifikimet dhe përvojën tek punëdhënësit. Ajo mund të përdoret për të bërë disa aplikime në një fushë specifike. Kjo është aryeja se vendet speciale të punës përdorin forma aplikimi e jo CV.

CV zakonisht përdoret në këto raste:

  • Kur punëdhënësi kërkon që aplikimi për punë të bëhet përmes kësaj forme
  • Kur punëdhënësit thjesht citon aplikoni për këtë vend pune pa e cekur mënyrën e aplikimit
  • Kur aplikoni për punë tek ndonjë punëdhënës i cili nuk ka bërë shpallje zyrtare pune

#Marketing


Cilat janë të dhënat që duhet t’i përmbajë CV?

Cilat janë të dhënat që duhet t’i përmbajë CV?

Cilat janë aspektet kryesore të një CV? Hulumtimet e bëra tregojnë se aspektet kryesore të cil ...

Lexo më shumë
Si të shkruajmë një letër të suksesshme motivuese

Si të shkruajmë një letër të suksesshme motivuese

  Për të shkruaj një letër motivuese në mënyrë të suksesshme fillimisht ju duhet të hulumt ...

Lexo më shumë
Gabimet që duhet t’i evitoni gjatë përpilimit të CV

Gabimet që duhet t’i evitoni gjatë përpilimit të CV

CV është kontakti juaj i parë me punëdhënësin dhe përshtypja që jepni me të iu shton apo zv ...

Lexo më shumë