Për të shkruaj një letër motivuese në mënyrë të suksesshme fillimisht ju duhet të hulumtoni kompaninë të cilës ia drejtoni. Të njihni me shërbimet/produktet e saj, fushën në të cilën operon, të njihni tregun e saj dhe atë se cfarë kërkon ajo.


Në paragrafin vijues ju duhet të filloni me veten tuaj. Flisni për ju, por në kontekstin e arritjeve, edukimit, përvojës dhe aftësive. Shtoni dhe aktivitetet tuaja. Zakonisht letra motivuese është dokument bashkangjitës me CV. Është me rëndësi të cekni se pse ju mendoni se jeni personi i duhur për atë pozitë në të cilën aplikoni. Ky është elementi qendror i letrës motivuese. Nëse aplikoni për vende të ndryshme pune ky element preferohet të ndryshohet varësisht prej natyrës së punës.


Jini të sigurtë se i keni adresuar të gjitha elementet që punëdhënësi i preferon për kandidatin ideal, përndryshe letra juaj motivuese do të konsiderohet e pavlefshme.


Në fund të letrës motivuese mos harroni që të përshëndetni me respekt personin apo përfaqësuesin e kompanisë të cilit i adresohet letra motivuese.


Letra motivuese nuk duhet të jetë më voluminoze se një faqe dhe duhet t’i përmbajë domosdoshmërisht të gjitha elementet e lartëpërmendura.

 

5 këshilla se si të përpiloni një letër motivuese


Në shoqërinë tonë është bërë më se e zakonshme që CV t’i bashkangjitet edhe letra motivuese.
Për dallim nga CV letra motivuese mund të përdoret për të aplikuar në universitet, për të fituar bursë, për të aplikuar për punë, për të aplikuar për ndonjë trajnim apo edhe për raste të tjera.

Tregoni entuziazmin tuaj
Qëllimi juaj kryesor pikësëpari është të tregoni qëllimin tuaj p.sh. të aplikoni për universitet, për bursë, për ndonjë vend pune etj. Kërkoni të dhëna për veten tuaj që do përputhet me qëllimin e letrës motivuese.

Personalizoni letrën motivuese
Mos përdorni asnjëherë stereotipe apo fraza të përgjithësuara nga mostrat e ndryshme sepse ato nuk do iu ndihmojnë të hapni veten tuaj. Pjesa më e rëndësishme e letrës motivuese është pjesa e saj personale.

Prezantoni aftësitë tuaja
Element esencial i letrës motivuese është prezantimi i aftësive tuaja profesionale. Në këte pjesë, duhet të mundoheni të prezantoni aftësitë tuaja, përvojën paraprake dhe nivelit edukativ.

Qëndroni në kontekst
Mos shkruani për gjëra të ndryshme në të njejtën kohë. Përpiloni cdo paragraf për secilin detaj.

Mos ekzagjeroni
Mos jini të turpshëm për të treguar për veten tuaj, mirëpo në të njejtën kohë mos e teproni. Thjesht jini të sinqertë dhe tregoni të vërtetën sepse ky është elementi esencial i letrës motivuese.

 

#Marketing


7 mënyra se si t’a menaxhoni stresin gjatë intervistës

7 mënyra se si t’a menaxhoni stresin gjatë intervistës

Ju nuk jeni vetëm – shumë njerëz deklarojnë se intervistat e punës janë tejet stresuese. Ten ...

Lexo më shumë
Cilat janë të dhënat që duhet t’i përmbajë CV?

Cilat janë të dhënat që duhet t’i përmbajë CV?

Cilat janë aspektet kryesore të një CV? Hulumtimet e bëra tregojnë se aspektet kryesore të cil ...

Lexo më shumë
Si të shkruash një CV të suksesshme

Si të shkruash një CV të suksesshme

Cka është CV dhe kur përdoret? Me siguri CV e parë në histori është përpiluar nga Leonardo d ...

Lexo më shumë