Individët që paraqiten në intervistë mund të jenë të shqetësuar dhe të stresuar. Disa mund t’i mashtrojë mendja e vet duke ndikuar në reflektimin e tyre. Disa mund të mendojnë se nuk janë aq të aftë për vendin e punës ndërsa në fakt mund të jenë dhe anasjelltas.

Fakti që një individ është ftuar në intervistë nënkupton se ai/ajo i ka aftësitë e duhura për vendin e punës në të cilin ka aplikuar. Megjithatë ekzistojnë disa mënyra për të evituar këtë bllokadë mentale.

 

Përqëndrohu në suksesin dhe arritjet tuaja

Ajo që duhet të bëni është t’ia përkujtoni vazhdimisht vetes se ju jeni i kualifikuar për vendin e punës. Ju i posedoni aftësitë dhe shkathtësitë e duhura për të operuar.

 

Jeni i përgatitur

Për të evituar cdo bllokadë mentale që mund të hasni gjatë intervistimit lexoni dhe mësoni sa më shumë të dhëna në lidhje me kompaninë. Mësoni si ka filluar dhe kur është themeluar, cfare produkte/shërbime shet kompania, për suksesin e saj etj.

 

Lexoni mbi teknikat e intervistimit

Përshtypja e parë në intervistë fillon me hapjen e derës, shtrëngimin e duarve dhe kontaktin e parë me sy. Kandidatët duhet që të kenë kujdes dhe të mos i injorojnë këto detaje.

 

Gjeni forcën

Vetëbesimi vjen kur e dini se cka do të shitni, kur do të shitni dhe kujt do t’i shitni. Kjo përfshin të gjitha pikat që i përmendëm më lartë dhe mbani mend: flisni në mënyrë të vendosur, por me një ton relaksues.

#Marketing


Si të bëheni lider i suksesshëm në biznes?

Si të bëheni lider i suksesshëm në biznes?

Krijimi i një ideje, dhe mbledhja e një ekipi për t’a sjellur arë në jetë, është hapi i pa ...

Lexo më shumë
8 hapa për të shkruar një biografi si profesionist

8 hapa për të shkruar një biografi si profesionist

Përpilimi i biografive profesionale është bërë më se e zakonshme për arsye se punëdhënësit ...

Lexo më shumë
4 sekretet e përpilimit të një CV të suksesshme

4 sekretet e përpilimit të një CV të suksesshme

Para se t’iu shpalosim 4 sekretet e një CV të sukesshme duhet t’iu informojmë se CV është v ...

Lexo më shumë