Keni filluar kërkimin dhe keni gjetur vendin ideal të punës? Mos u stresoni. Filloni dhe lexoni përshkrimin e punës dhe në lidhje me kompaninë. Nëse jeni ende i vendosur për të aplikuar përcillni këto tetë hapa:

 

Lexoni përshkrimin e plotë me vëmendje.

Shpallje e punës konsiston me më shumë elemente se vetëm shpallaje e vendit të punës. Ajo përfshin disa elemente të tjera si reklamimin e kompanisë, një historik të shkurtër dhe spcifikimet personale të kandidatëve potencial.

 

Bëni hulumtimin tuaj.

Hulumtoni në internet në lidhje me kompanië që e shpall vendin e punës, në lidhje me industrinë ku operon ajo, sektorin industrial të saj dhe produktet apo shërbimet e saj. Hulumtoni më shumë në uebfaqen e kompanisë.

 

Përgjigjuni në të gjitha pyetjet.

Gjatë plotësimit të aplikacionit preferohet që të përgjigjeni në të gjitha pyetjet. Zakonisht punëdhënësit kërkojnë të dhëna në lidhje me edukimin tuaj, aftësitë dhe përvojën paraprake. Mos vendosni të dhëna që iu bëjnë të mbikualifikuar.

 

Përdorni kryefjalët e duhura.

Ju duhet të jeni personi që përshkruhet në shpalljen e punës. Kjo do të thotë se ju duhet t’i posedoni të gjitha aftësitë personale dhe profesionale që kërkohen.

 

Merrni kohë që të përpiloni letrën motivuese.

Të përpilosh një letër motivuese nuk është edhe gjë e lehtë. Merrni kohë në mënyrë që të mos nxitoni në këtë drejtim.

 

Përdorni referencat e duhura.

Zakonisht cdo aplikacion kërkon që të keni ndonjë refrencë nga punëdhënësi i mëparshëm apo mentori universitar. Keni kujdes se kë e zgjedhni referues.

 

Bëni një kontroll.

Është e preferueshme që pasi t’a përfundoni plotësimin e aplikacionit të bëni edhe një kontroll përfundimtar për të evituar gabimet gramatikore. Mënyra juaj e drejtshkrimin tregon për elegancën, qasjen tuaj dhe profesionizmin.

#Marketing


Gabimet që duhet t’i evitoni gjatë përpilimit të CV

Gabimet që duhet t’i evitoni gjatë përpilimit të CV

CV është kontakti juaj i parë me punëdhënësin dhe përshtypja q&eu ...

Lexo më shumë
Cilat janë të dhënat që duhet t’i përmbajë CV?

Cilat janë të dhënat që duhet t’i përmbajë CV?

Cilat janë aspektet kryesore të një CV? Hulumtimet e bëra tregojnë se aspe ...

Lexo më shumë
Si të përgatitemi psiçikisht për intervistë

Si të përgatitemi psiçikisht për intervistë

Individët që paraqiten në intervistë mund të jenë të shqetës ...

Lexo më shumë