CV është kontakti juaj i parë me punëdhënësin dhe përshtypja që jepni me të iu shton apo zvogëlon shanset për t’u punësuar. Për këtë arsye efikasiteti i përpilimit të saj është element qenësor i procesit të punësimit.

 

Përpiloni CV në mënyrë perfekte duke evituar këto elemente që do t’i përmendin në vijim:

 

Gabimet drejtshkrimore dhe gramatikore

Elementi më i rëndësishëm i CV është drejtshkrimi. Nëse ju dështoni në këtë kontekst kjo për punëdhënësin tuaj nënkupton se ju ose nuk dini drejtshkrim ose nuk jeni aq serioz në qëllimin tuaj për punësim.

 

Mungesa e specifikimeve

Kur i përpiloni fjalitë jini më specifik. Në vend se të thoni: “Kam punuar në restoran” shtoni – “Rekrutues dhe trajnues i stafit prej 20 personave në një restoran me të ardhura vjetore prej 200.000€”.

 

Dërgimi i CV së njejtë tek disa punëdhënës

Ky është gabimi më i zakonshëm. Cdoherë do të ekzistojë një element që do t’a diskualifikojë CV tuaj.

 

Përqëndrimi në detyrat e punës e jo në arritjet

Shumë individë gjatë përpilimit të CV listojnë detyrat e punës në lidhje me punësimin e mëparshëm në vend të arritjeve. Punëdhënësit nuk i intereson cka ke punuar, por cka ke arritur në aktivitetet konkrete.

 

Përpilimi i CV së detajuar apo tejet të shkurtër

CV do lexohet nga njerëz. Prandaj ajo nuk duhet të jetë e gjatë sa të bëhet e mërzitshme. Mirëpo as e shkurtër që të konsiderohet joserioze.

 

Hyrje e keqe

Zakonisht kandidatët e përpilojnë CV me një hyrje. Kjo hyrje ka rëndësi. Mos shkruani dicka të përgjithshme si: Individ me përvojë në kërkim të zhvillimit profesional. Jepni dicka më specifike.

 

Lënia anash e të dhënave të rëndësishme

Shpeshherë puna praktike, apo punët e pjesshme që keni punuar gjatë studimeve lihen anash dhe nuk përmenden fare në CV. Mbase këto përvoja mund të jenë më me rëndësi se sa që mendoni për punëdhënësin tuaj.

#Marketing


5 gjëra që duhet të keni në konsideratë para pranimit të ofertës për punësim

5 gjëra që duhet të keni në konsideratë para pranimit të ofertës për punësim

Ju keni shpenzuar ditë të tëra duke analizuar CV tuaj, ditë të tjera p&euml ...

Lexo më shumë
Si të shkruajmë një letër të suksesshme motivuese

Si të shkruajmë një letër të suksesshme motivuese

  Për të shkruaj një letër motivuese në mënyrë të suks ...

Lexo më shumë
Cfarë të bëni 15 minuta para intervistës së punës

Cfarë të bëni 15 minuta para intervistës së punës

15 minutat e para, para intervistës së punës mund të jenë stresuese. Interv ...

Lexo më shumë