Përpilimi i biografive profesionale është bërë më se e zakonshme për arsye se punëdhënësit nuk kanë kohë të lexojnë dokumente të tilla për të gjithë aplikantët. Përpilimi i biografisë personale është dokmenti më i rëndësishëm që e keni përpiluar ndonjëherë. Në mënyrë që biografia juaj të jetë e suksesshme duhet të ndiqni këto hapa:

 

Idenitifkoni qëllimin tuaj.

Pse po e shkruani biografinë tuaj? Kush do t’a lexojë atë? Merrni kohë të mendoni se kush do t’a lexojë dhe cfare dëshironi që lexuesit të dijnë nga ju.

 

Perspektiva e personit të tretë.

Biografia juaj duhet të tingëllojë sikur është shkruar në mënyrë objektive e jo nga ju. Keni pasur rast me siguri gjatë leximit të ndonjë libri të lexoni biografinë e autorit. Edhe ajo është përpiluar nga vetë autori përdor perspektivën e personit të tretë psh. nuk shkruan unë jam lindur, por xx jam lindur. Prandaj në vend se të shënoni unë njoh tre gjuhë të huaja, shkruani xx njeh tre gjuhë të huaja (pra referojuni vetes me emër e mbiemër).

 

Biografitë e gjata dhe të shkurtëra.

Varësisht prej qëllimit juve iu duhet një biografi e shkurtër dhe e gjatë. Është e preferueshmë që të keni disa verzione biografish.

 

Filloni me emrin tuaj.

Qysh në fillim të biografisë këshillohet që të filloni me emrin tuaj në mënyrë që lexuesi të dijë për kë është duke lexuar dhe cka është duke lexuar.

 

Listoni sukseset tuaja.

Sikurse në CV listoni profesionin tuaj dhe sukseset që i keni arritur. Lexuesi duhet të ndihet kurioz në mënyrë që të vazhdojë me leximin e biografisë suaj.

 

Vendosni ca pikëpamje personale

Ndonëse biografia juaj është një dokument personal ju mund të organizoni një pjesë të vogël të saj duke shtuar sa gjëra personale me sens humori. Mund të citoni se jeni njohës i mirë i verërave dhe njihni brendet më të njohura.

 

Detajet për kontakt.

Vendosni në mënyrë të saktë detajet tuaja për kontakt. Në epokën ku po jetojmë preferohet të keni një profil në Linkedin apo nëse keni nivel të lartë edukimi dhe keni realizuar hulumtime apo punime shkencore dhe profilin tuaj të Slideshare.

 

Lexoni dhe kontrolloni

Pas përfundimit të biografisë suaj sugjerohet që t’a lexoni në mënyrë kritike dhe të kontrolloni detajisht për cdo detaj. Kujdes drejtshkrimin!

#Marketing


Gabimet që duhet t’i evitoni gjatë përpilimit të CV

Gabimet që duhet t’i evitoni gjatë përpilimit të CV

CV është kontakti juaj i parë me punëdhënësin dhe përshtypja që jepni me të iu shton apo zv ...

Lexo më shumë
10 gjëra që duhet t’i bëni para shkuarjes në intervistë

10 gjëra që duhet t’i bëni para shkuarjes në intervistë

Ju keni punuar shumë për të arritur këtu. Keni dërguar më dhjetëra dhe qindra CV, keni marrë ...

Lexo më shumë
7 mënyra se si t’a menaxhoni stresin gjatë intervistës

7 mënyra se si t’a menaxhoni stresin gjatë intervistës

Ju nuk jeni vetëm – shumë njerëz deklarojnë se intervistat e punës janë tejet stresuese. Ten ...

Lexo më shumë