Qëllimi i portalit të punës Punsohu.eu është që t’iu mundësojë punëkërkuesve gjetjen e lehtë dhe të shpejtë të vendeve të lira për punësim.

Ueb aplikacioni nuk është i kufizuar në shërbimet e ofruara, por për të gjithë vizitorët ju rekomandohet të hapin llogaritë e tyre (që është pa pagesë) në mënyrë që ndërveprimi i aplikacionit të jetë më efikas dhe përdoruesit të arrijnë shërbimet e të plota dhe në mënyrën më të mirë të mundshme.
Si vizitor ju mund të:
- Shihni vendet e lira të punës
- Listoni ofertat e punës sipas kategorive, lokacioneve, kompanive, orarit të punës dhe interesave të ndërlidhura me ofertat e punëve
- Kërkoni punët në mënyrë të avancuar
Si përdorues i kyçur ju mund të::
- Krijoni rezymen tuaj personale brenda ueb aplikacionit
- Merrni rezultatet më të mira duke u bazuar në interesat tuaja
- Aplikoni në ofertat që ju interesojnë
Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me kompani brenda, por edhe jashtë vendit për t’iu njoftuar sa më mirë lidhur me mundësit tuaja për punësim.