
CV është kontakti juaj i parë me punëdhënësin dhe përshtypja që jepni me të iu shton apo zvogëlon shanset për t’u punësuar. Për këtë arsye efikasiteti i përpilimit të saj është element qenësor i procesit të punësimit.
Përpiloni CV në mënyrë perfekte duke evituar këto elemente që do t’i përmendin në vijim:
Gabimet drejtshkrimore dhe gramatikore
Elementi më i rëndësishëm i CV është drejtshkrimi. Nëse ju dështoni në këtë kontekst kjo për punëdhënësin tuaj nënkupton se ju ose nuk dini drejtshkrim ose nuk jeni aq serioz në qëllimin tuaj për punësim.
Mungesa e specifikimeve
Kur i përpiloni fjalitë jini më specifik. Në vend se të thoni: “Kam punuar në restoran” shtoni – “Rekrutues dhe trajnues i stafit prej 20 personave në një restoran me të ardhura vjetore prej 200.000€”.
Dërgimi i CV së njejtë tek disa punëdhënës
Ky është gabimi më i zakonshëm. Cdoherë do të ekzistojë një element që do t’a diskualifikojë CV tuaj.
Përqëndrimi në detyrat e punës e jo në arritjet
Shumë individë gjatë përpilimit të CV listojnë detyrat e punës në lidhje me punësimin e mëparshëm në vend të arritjeve. Punëdhënësit nuk i intereson cka ke punuar, por cka ke arritur në aktivitetet konkrete.
Përpilimi i CV së detajuar apo tejet të shkurtër
CV do lexohet nga njerëz. Prandaj ajo nuk duhet të jetë e gjatë sa të bëhet e mërzitshme. Mirëpo as e shkurtër që të konsiderohet joserioze.
Hyrje e keqe
Zakonisht kandidatët e përpilojnë CV me një hyrje. Kjo hyrje ka rëndësi. Mos shkruani dicka të përgjithshme si: Individ me përvojë në kërkim të zhvillimit profesional. Jepni dicka më specifike.
Lënia anash e të dhënave të rëndësishme
Shpeshherë puna praktike, apo punët e pjesshme që keni punuar gjatë studimeve lihen anash dhe nuk përmenden fare në CV. Mbase këto përvoja mund të jenë më me rëndësi se sa që mendoni për punëdhënësin tuaj.