
Cilat janë të dhënat që duhet t’i përmbajë CV?
Cilat janë aspektet kryesore të një CV?
Hulumtimet e bëra tregojnë se aspektet kryesore të cilat i japin përshtypje punëdhënësve janë:
(hulumtimi i Orange County Resume Survey i organizuar nga Erik Hilden)
- Përvoja paraprake profesionale: 45%
- Kualifikimi dhe aftësitë: 35%
- Thjeshtësia e përpilimit: 25%
- Arritjet: 16%
- Theksimet dhe përpilimi gramatikor: 14%
- Edukimi: 9%
- Qëllimet e qarta: 3%
- Të dhënat për kontakt: 1%
- Përvoja profesionale: 1%
- Aftësitë kompjuterike: 1%
- Aftësitë gjuhësore: 5%
Detajet personale zakonisht përfshijnë emrin dhe mbiemrin tuaj, datën e lindjes, adresën, numrin e telefonit dhe emailin tuaj.
Disa vende nuk aplikojnë elementin e fotografisë në CV mirëpo në vendin tonë zakonisht kërkohen që në pjesë e djathtë në skajin e lartë të CV të vendoset një fotografi me përmasa të fotografisë së pasaportës.