
Ju nuk jeni vetëm – shumë njerëz deklarojnë se intervistat e punës janë tejet stresuese. Tentimi për të bërë përshtypje të mirë, të keni pagë më të mirë, dhe vend më të mirë pune në krahasim me punën tuaj aktuale me një veprim kush do t’iu fajësonte? Fatmirësisht ekzistojnë disa këshilla që do t’iu ndihmonin në këtë kontekst.
1. Fleni mirë dy netë para intervistës.
Ky është një element shumë me rëndësi. Nëse keni problem me gjumë një ditë para intervistimit shkaku i stresit atëherë këshilloheni të merreni me aktivitete fizike që të lodhni trupin në mënyrë që të keni gjumë cilësor.
2. Prezantohuni më herët – mirëpo jo shumë herët
Nxitimi, frika se po vonoheni të gjithëve iu jep stres. Planifikoni se cilën rrugë do t’a ndiqni për të shkuar në intervistë një ditë më parë. Mundësisht të jeni atjë 30 minuta para kohës së intervistimit. Mirëpo mos hyni brenda në ndërtesë pa u bërë 10 minuta para kohës së intervistës. Pritja e gjatë mund të ndikojë në mbingarkesë dhe stres.
3. Hani lehtë, por ushqim cilësor
Hani sa më pak sheqer dhe sa më shumë fibra. Mundësisht stomaku juaj të mos jetë i mbushur plotë dhe të evitoni gogësimën.
4. Skeduloni intervistimit në mëngjes
Lërini gjërat stresuese më herët. Kjo redukton kohën për mendime negative që ndikojnë në stresimin e vetes tuaj.
5. Jini të mbi-përgatitur
Informohuni se cfarë pyetjesh mund t’iu pyeten në intervistë dhe dini të paraqitni kushtet tuaja me vendosmëri dhe vetëbesim.
6. Nëse aktualisht jeni i punësuar, merrni pushim
Nëse jeni ftuar për intervistë pune dhe punoni në atë kohë preferohet që të merrni pushim tërë ditën. Nxitimi për intervistë dhe arritje me kohë ne vendin e punës pas intervistimit mund të jetë e tmerrshme.
7. Pyetni se kur do të merret vendimi
Pritja është elementi më stresues. Mundohuni që të mbledhni sa më shumë të dhëna në lidhje me atë se kur do merret vendimi final.