Gjejë punën E Preferuar
Apliko Tani
4 sekretet e përpilimit të një CV të suksesshme
4 sekretet e përpilimit të një CV të suksesshme

Para se t’iu shpalosim 4 sekretet e një CV të sukesshme duhet t’iu informojmë se CV është vetëm një mjet i informimit të punëdhënësit në lidhje me aftësitë tuaja; dhe kjo një pasqyrë e shkurtër. Ajo nuk mund të përfshijë të gjitha aftësitë tuaja që i posedoni, mirëpo kjo mund t’iu shpie deri në intervistë të punës. Punëdhënësit në procesin e rekrutimit shqyrtojnë me qindra apo mijëra CV. Ndodh shpesh që CV e gjata dhe të mërzitshme të pëfundojnë në shportë. Për të mos ndodhur kjo duhet të siguroheni që CV juaj të jetë e shkurtër, kreative, e këndshme dhe e suksesshme.

 

Fokusohuni në tekst e jo në formë

Qëllimi nuk është që të krijoni një formë kreative të CV, por të prezantoni veten, aftësitë dhe përvojën tuaj në mënyrë kreative.

 

Përdorni paragrafë dhe fjalë kyce

Paragrafët më shembuj demonstrojnë më së miri aftësitë dhe përvojën tuaj sesa fjalitë e gjata dhe të mërzitshme.

 

Përdorni fjali të shkurtëra

Gjatë përshkrimit të historikut tuaj të punës përdorni fjali të shkurtëra sidomos në përshkrimin e detyrave të punës

 

Evitoni rrëmujën

Analizoni me kujdes së për cfarë vendi të punës po aplikoni. Vëzhgoni detyrat e punës dhe profilin që kërkohet nga punëdhënësi. Evitoni dhe fshini të dhënat e panevojshme.