BLOG

Cilat janë aspektet kryesore të një CV?
Hulumtimet e bëra tregojnë se aspektet kryesore të cilat i japin përshtypje punëdhënësve janë:
(hulumtimi i Orange County Resume Survey i organizuar nga Erik Hilden)
- Përvoja paraprake profesionale: 45%
- Kualifikimi dhe aftësitë: 35%
- Thjeshtësia e përpilimit: 25%
- Arritjet: 16%
- Theksimet dhe përpilimi gramatikor: 14%
- Edukimi: 9%
- Qëllimet e qarta: 3%
- Të dhënat për kontakt: 1%
- Përvoja profesionale: 1%
- Aftësitë kompjuterike: 1%
- Aftësitë gjuhësore: 5%
Detajet personale zakonisht përfshijnë emrin dhe mbiemrin tuaj, datën e lindjes, adresën, numrin e telefonit dhe emailin tuaj.
Disa vende nuk aplikojnë elementin e fotografisë në CV mirëpo në vendin tonë zakonisht kërkohen që në pjesë e djathtë në skajin e lartë të CV të vendoset një fotografi me përmasa të fotografisë së pasaportës.

Ju keni punuar shumë për të arritur këtu. Keni dërguar më dhjetëra dhe qindra CV, keni marrë pjesë në punëtori të ndryshme, keni studiuar, keni kryer trajnimë të shumta, keni bërë punë praktike – keni ndërrmarë të gjitha hapat e duhur.
Pastaj mbasdite bie telefoni: “Përshendetje! Jeni i ftuar në intervistë për vendin e punës ...... A mund të paraqiteni të martën në ora 10.00? Intervista juaj do zgjasë vetëm 10 minuta. Ju mund të bëni një lojë kinse jeni shumë i nxënë dhe kinse po verifikoni se a jeni i lirë të martën në ora 10.00. “Po – përgjigjeni ora 10.00 është në rregull për mua. Shihemi”. Po tani cfarë?
Sekuenca vepron kështu: CV iu jep mundësinë për intervistë; intervista iu jep mundësi për punësim. Mos harroni ky është momenti juaj për të shkëlqyer. Është momenti juaj!
Koha e CV ka mbaruar. Tani është momenti që të përgatiteni për intervistë. Ja më poshtë i keni dhjetë hapa që duhet t’i ndiqni para se të paraqiteni ne intervistë.
- Rishikoni CV tuaj
- Njihni kompaninë
- Mësoni për industrinë ku operon kompania
- Dëgjone veten
- Zhvilloni një listë me pyetje
- Vishuni në mënyrën e duhur
- Rregulloni flokët
- Praktikoni paraqitjen vizuale
- Mblidhni të gjitha materialet e aplikimit
- Fleni në mënyrë cilësore

15 minutat e para, para intervistës së punës mund të jenë stresuese. Interviestuesit asnjëherë nuk e dijnë se si të veprojnë në atë kohë, mirëpo ekspertët sugjerojnë që të shikoni veten në pasqyrë, merrni frymë thellë dhe të bëni cfarëdo që mund t’iu qetësojë dhe t’iu bëjë të fokusuar.
Ato 15 minuta janë mundësia juaj për t’a përqëndruar mendjen tuaj dhe të fokusoheni tek personat me të cilët do të keni takim, cfarë doni që ata të mbajnë mend nga ju, dhe cfarë do donit t’i pyesnit ata.
Ja disa gjëra që mund t’i bëni 15 minuta para intervistës:
- Jini i qetë
- Arrini herët, mirëpo mos hyni brenda
- Jini miqësor me recepsionistët dhe rojet
- Vendosni për 1 apo 2 gjëra për të cilat doni të mbaheni në mend
- Mos i dëgjoni përgjigjet
- Merrni frymë
- Përqëndrohuni në qëndrimin tuaj
- Mos i hapni rrjetet sociale në telefon
- Rishikoni të dhënat tuaja (CV, letrëh motivuese)
- Shikoni në pasqyrë
- Fokusohuni në mendimet pozitive