Punsohu.eu bën pjesë në grupin e kompanive të agjencioneve rekrutuese apo të punësimit. Kompania jonë është e vendosur në Prishtinë, mirëpo ka agjentë edhe në qytetet e tjera të Kosovës. Aktiviteti i saj biznesor shtrihet edhe në Maqedoni dhe Shqipëri.
Qëllimi i punsohu.eu është të ndërlidhë ofertën dhe kërkesën në tregun e punës, ashtu që punëkërkuesve t’iu ofrojë mundësi të lehta dhe të shpejta në gjetjen e vendeve të lira për punësim.
Punsohu.eu është kompani ndërmjetësuese e licencuar për ndërmjetësimin e punëve mes punëkërkuesve Shqiptar dhe punëofruesve Gjerman.
Punsohu.eu është e vetmja kompani vendore rekrutuese e cila i qëndron pranë klientëve jo vetëm në përpunimin e kërkesës për punësim dhe procesimin e lëndës së plotë tek kompanitë ndërkombëtare, mirëpo ju asiston edhe në procesin e pajisjes më leje pune duke iu kursyer kështu nga çfarëdo ngatërrese në këtë drejtim.
Përpjekja e vazhduar për të qenë burim i preferuar për punësim dhe shërbim të burimeve njerëzore. Ne do të jemi të përkushtuar për t’iu shërbyer klientëve tanë dhe komunitetit me nivelet më të larta të shërbimit, dijes, profesionalizmit, ndershmërisë dhe integritetit.
Ne jemi të përkushtuar për ta arritur nivelin më të lartë të kënaqësisë së punonjësve.


Ju mund të merrni të gjitha shërbimet vetëm duke krijuar një llogari falas, pra, klikoni në butonin regjistrohu nga menyja kryesore për të filluar tani!
Juve ju rekomandohet që të plotësoni/përditësoni rezymen/CV-në tuaj sepse ueb aplikacioni do t'ju njoftoj qoftë nga aplikacioni ose përmes emailit për mundësitë e punësimit që janë të ndërlidhura me të dhënat e rezymes tuaj dhe interesat të cilat ju i caktoni aty.
Në rolin e punëdhënësit, ju së pari duhet të shtoni kompanitë tuaja ashtu që të mund të postoni oferta. Pasi të shtoni kompaninë ju mund të postoni ofertat e punës pastaj punëkërkuesit e gjejnë atë në ueb dhe të interesuarit mund të aplikojn. Pastaj ju mund të shihni aplikantët dhe rezymet e tyre.
Pasi të përditësoni rezymen tuaj, ju mund të aplikoni direkt në ofertat e postuara përmes butonit "apliko tani" që gjendet posht detajeve të oferave. Kjo nënkupton që punëdhënësi i ofertës mund të shoh të dhënat e rezymes tuaj ashtu që të mund t'ju kontaktoj.
Në rolin e punëdhënësit, ju së pari duhet të shtoni kompanitë tuaja ashtu që të mund të postoni oferta. Pasi të shtoni kompaninë ju mund të postoni ofertat e punës pastaj punëkërkuesit e gjejnë atë në ueb dhe të interesuarit mund të aplikojn dhe ju mund të shihni aplikantët dhe rezymet e tyre.

Ju keni shpenzuar ditë të tëra duke analizuar CV tuaj, ditë të tjera për t’u përgatitur për intervistë, javë apo më shumë duke pritur për një përgjigje. Mirëpo momenti kur punëdhënësi juaj iu informon se janë të gatshëm t’iu ofrojnë një vend pune gjërat do ndryshojnë në mënyrë të shpejtë. Dhe pse do hezitonit në këtë kontekst? Ky është momenti për të cilin keni punuar aq shumë.
Qëllimi është që ju të jeni 100% i sigurtë në vendimin tuaj. Nuk do të donit t’a shihnit veten në udhëkryq pas disa muajsh duke kërkuar vend tjetër pune.
Pranimi i një oferte pune është një vendim shumë i rëndësishëm. Ju nuk do të donit të pendoheni pastaj për këtë. Kështuqë para se të ndërrmirni këtë veprim kini parasysh këto faktorë që do t’i përmendim në vijim:
- A ka edhe ndonjë gjë tjetër që do donit të negocionit?
- A ekziston ndonjë gjë lidhur me pagën tuaj që nuk e keni të qartë?
- A i plotësojnë nevojat tuaja benificonet që rrjedhin nga vendi i punës?
- A është afati kohor për të marrë vendimin mbi ofertën i përshtatshëm?