Gjejë punën E Preferuar
Apliko Tani
Ofertat e fundit
duke kërkuar oferta të reja..
No results found.
Shfaq më shumë oferta
Apliko Direkt
Vazhdo
Videot
Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar me të gjitha procedurat e punës
Shfaqshumëvideo
Kush jemi Ne?

Punsohu.eu bën pjesë në grupin e kompanive të agjencioneve rekrutuese apo të punësimit. Kompania jonë është e vendosur në Prishtinë, mirëpo ka agjentë edhe në qytetet e tjera të Kosovës. Aktiviteti i saj biznesor shtrihet edhe në Maqedoni dhe Shqipëri.

61.000
Përdorues të regjistruar
7.500
Oferta pune
4.900
Kompani
20.380
Aplikime
Qëllimi Ynë

Qëllimi i punsohu.eu është të ndërlidhë ofertën dhe kërkesën në tregun e punës, ashtu që punëkërkuesve t’iu ofrojë mundësi të lehta dhe të shpejta në gjetjen e vendeve të lira për punësim.

Punsohu.eu është kompani ndërmjetësuese e licencuar për ndërmjetësimin e punëve mes punëkërkuesve Shqiptar dhe punëofruesve Gjerman.

Punsohu.eu është e vetmja kompani vendore rekrutuese e cila i qëndron pranë klientëve jo vetëm në përpunimin e kërkesës për punësim dhe procesimin e lëndës së plotë tek kompanitë ndërkombëtare, mirëpo ju asiston edhe në procesin e pajisjes më leje pune duke iu kursyer kështu nga çfarëdo ngatërrese në këtë drejtim.

Punësim në distancë për këdo, kudo

Përpjekja e vazhduar për të qenë burim i preferuar për punësim dhe shërbim të burimeve njerëzore. Ne do të jemi të përkushtuar për t’iu shërbyer klientëve tanë dhe komunitetit me nivelet më të larta të shërbimit, dijes, profesionalizmit, ndershmërisë dhe integritetit.

Ne jemi të përkushtuar për ta arritur nivelin më të lartë të kënaqësisë së punonjësve.

Punsohu.eu - Per Ne
FAQ
FAQ

Cilat janë kushtet që më lejojnë të përdor ueb aplikacionin?

Të gjitha rregullat dhe kushtet në lidhje me përdorimin e punsohu.eu janë të listuara në faqen rregullat & kushtet

Punsohu.eu ofron shërbime për kompanitë / punëdhënësit që ofrojnë oferta për punë, në këtë mënyrë, punëkërkuesit gjejnë lehtësisht dhe shpejt ofertat e punës nga kompanitë e ndryshme.

Gjithashtu u mundëson punëkërkuesve të aplikojnë drejtpërsëdrejti në pozitat që ata janë të interesuara dhe kështu punëdhënësit komunikojnë me aplikantët.

Ju mund të merrni të gjitha shërbimet vetëm duke krijuar një llogari falas, pra, klikoni në butonin regjistrohu nga menyja kryesore për të filluar tani!

Në rolin e punëdhënësit, ju së pari duhet të shtoni kompanitë tuaja ashtu që të mund të postoni oferta. Pasi të shtoni kompaninë ju mund të postoni ofertat e punës pastaj punëkërkuesit e gjejnë atë në ueb dhe të interesuarit mund të aplikojn dhe ju mund të shihni aplikantët dhe rezymet e tyre.

Të dhënat e tua nuk mund të shihen nga asnjë përdorues, këto të dhëna nevojiten vetëm për të mbajtur llogarinë tuaj të sigurt. Më shumë rreth privatësisë mund të lexoni në faqen e privatësisë

Cilat janë të dhënat që duhet t’i përmbajë CV?
Cilat janë të dhënat që duhet t’i përmbajë CV?

Cilat janë aspektet kryesore të një CV?

Hulumtimet e bëra tregojnë se aspektet kryesore të cilat i japin përshtypje punëdhënësve janë:

(hulumtimi i Orange County Resume Survey i organizuar nga Erik Hilden)

  • Përvoja paraprake profesionale: 45%
  • Kualifikimi dhe aftësitë: 35%
  • Thjeshtësia e përpilimit: 25%
  • Arritjet: 16%
  • Theksimet dhe përpilimi gramatikor: 14%
  • Edukimi: 9%
  • Qëllimet e qarta: 3%
  • Të dhënat për kontakt: 1%
  • Përvoja profesionale: 1%
  • Aftësitë kompjuterike: 1%
  • Aftësitë gjuhësore: 5%

 

Detajet personale zakonisht përfshijnë emrin dhe mbiemrin tuaj, datën e lindjes, adresën, numrin e telefonit dhe emailin tuaj.

Disa vende nuk aplikojnë elementin e fotografisë në CV mirëpo në vendin tonë zakonisht kërkohen që në pjesë e djathtë në skajin e lartë të CV të vendoset një fotografi me përmasa të fotografisë së pasaportës.