Gjejë punën E Preferuar
Apliko Tani
Ofertat e fundit
duke kërkuar oferta të reja..
No results found.
Shfaq më shumë oferta
Apliko Direkt
Vazhdo
Videot
Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar me të gjitha procedurat e punës
Shfaqshumëvideo
Kush jemi Ne?

Punsohu.eu bën pjesë në grupin e kompanive të agjencioneve rekrutuese apo të punësimit. Kompania jonë është e vendosur në Prishtinë, mirëpo ka agjentë edhe në qytetet e tjera të Kosovës. Aktiviteti i saj biznesor shtrihet edhe në Maqedoni dhe Shqipëri.

61.000
Përdorues të regjistruar
7.500
Oferta pune
4.900
Kompani
20.380
Aplikime
Qëllimi Ynë

Qëllimi i punsohu.eu është të ndërlidhë ofertën dhe kërkesën në tregun e punës, ashtu që punëkërkuesve t’iu ofrojë mundësi të lehta dhe të shpejta në gjetjen e vendeve të lira për punësim.

Punsohu.eu është kompani ndërmjetësuese e licencuar për ndërmjetësimin e punëve mes punëkërkuesve Shqiptar dhe punëofruesve Gjerman.

Punsohu.eu është e vetmja kompani vendore rekrutuese e cila i qëndron pranë klientëve jo vetëm në përpunimin e kërkesës për punësim dhe procesimin e lëndës së plotë tek kompanitë ndërkombëtare, mirëpo ju asiston edhe në procesin e pajisjes më leje pune duke iu kursyer kështu nga çfarëdo ngatërrese në këtë drejtim.

Punësim në distancë për këdo, kudo

Përpjekja e vazhduar për të qenë burim i preferuar për punësim dhe shërbim të burimeve njerëzore. Ne do të jemi të përkushtuar për t’iu shërbyer klientëve tanë dhe komunitetit me nivelet më të larta të shërbimit, dijes, profesionalizmit, ndershmërisë dhe integritetit.

Ne jemi të përkushtuar për ta arritur nivelin më të lartë të kënaqësisë së punonjësve.

Punsohu.eu - Per Ne
FAQ
FAQ

Kush mund të shohë të dhënat e llogarisë time?

Të dhënat e tua nuk mund të shihen nga asnjë përdorues, këto të dhëna nevojiten vetëm për të mbajtur llogarinë tuaj të sigurt. Më shumë rreth privatësisë mund të lexoni në faqen e privatësisë

Juve ju rekomandohet që të plotësoni/përditësoni rezymen/CV-në tuaj sepse ueb aplikacioni do t'ju njoftoj qoftë nga aplikacioni ose përmes emailit për mundësitë e punësimit që janë të ndërlidhura me të dhënat e rezymes tuaj dhe interesat të cilat ju i caktoni aty.

Ju mund të merrni të gjitha shërbimet vetëm duke krijuar një llogari falas, pra, klikoni në butonin regjistrohu nga menyja kryesore për të filluar tani!

Të gjitha rregullat dhe kushtet në lidhje me përdorimin e punsohu.eu janë të listuara në faqen rregullat & kushtet

Punsohu.eu ofron shërbime për kompanitë / punëdhënësit që ofrojnë oferta për punë, në këtë mënyrë, punëkërkuesit gjejnë lehtësisht dhe shpejt ofertat e punës nga kompanitë e ndryshme.

Gjithashtu u mundëson punëkërkuesve të aplikojnë drejtpërsëdrejti në pozitat që ata janë të interesuara dhe kështu punëdhënësit komunikojnë me aplikantët.

5 ushqime sekrete për t’i pasur në konsideratë para se të shkoni në intervistë pune
5 ushqime sekrete për t’i pasur në konsideratë para se të shkoni në intervistë pune

Shkencëtarët vazhdimisht argumentojnë dhe debatojnë me njëri tjetrin se cfarë duhet të veprohet para intervistës së punës në lidhje me ushqimin. Mirëpo të gjithë janë të një mendimi se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm që ndikon të operojmë në mënyrë produktive në punë dhe në shkollë.


Edhe pse ju mund të përgatitni mëngjes ditëve të zakonshme, ndonjë ditë kur jeni i ftuar në intervistë pune kjo mund të ndryshojë. Mund të jeni në mëdyshje. Nëse hani keni frikë se mos kolliteni apo iu ngacmon gogësima, të mos hani mbase do jeni të uritur. Ky është momenti ku rutina nuk vjen në shprehje.


Më poshtë i keni pesë rregulla kur mëngjesi është gjëja sekondare për ju kurse intervista për punë primare:

  1. Hani!!
  2. Avokado është miku juaj
  3. Evitoni sheqerin e tepërt
  4. Nëse e doni sheqerin hani manafera dhe fruta të kuqe
  5. Nëse ndiheni i uritur, hani arra