Gjejë punën E Preferuar
Apliko Tani
Ofertat e fundit
duke kërkuar oferta të reja..
No results found.
Shfaq më shumë oferta
Apliko Direkt
Vazhdo
Videot
Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar me të gjitha procedurat e punës
Shfaqshumëvideo
Kush jemi Ne?

Punsohu.eu bën pjesë në grupin e kompanive të agjencioneve rekrutuese apo të punësimit. Kompania jonë është e vendosur në Prishtinë, mirëpo ka agjentë edhe në qytetet e tjera të Kosovës. Aktiviteti i saj biznesor shtrihet edhe në Maqedoni dhe Shqipëri.

61.000
Përdorues të regjistruar
7.500
Oferta pune
4.900
Kompani
20.380
Aplikime
Qëllimi Ynë

Qëllimi i punsohu.eu është të ndërlidhë ofertën dhe kërkesën në tregun e punës, ashtu që punëkërkuesve t’iu ofrojë mundësi të lehta dhe të shpejta në gjetjen e vendeve të lira për punësim.

Punsohu.eu është kompani ndërmjetësuese e licencuar për ndërmjetësimin e punëve mes punëkërkuesve Shqiptar dhe punëofruesve Gjerman.

Punsohu.eu është e vetmja kompani vendore rekrutuese e cila i qëndron pranë klientëve jo vetëm në përpunimin e kërkesës për punësim dhe procesimin e lëndës së plotë tek kompanitë ndërkombëtare, mirëpo ju asiston edhe në procesin e pajisjes më leje pune duke iu kursyer kështu nga çfarëdo ngatërrese në këtë drejtim.

Punësim në distancë për këdo, kudo

Përpjekja e vazhduar për të qenë burim i preferuar për punësim dhe shërbim të burimeve njerëzore. Ne do të jemi të përkushtuar për t’iu shërbyer klientëve tanë dhe komunitetit me nivelet më të larta të shërbimit, dijes, profesionalizmit, ndershmërisë dhe integritetit.

Ne jemi të përkushtuar për ta arritur nivelin më të lartë të kënaqësisë së punonjësve.

Punsohu.eu - Per Ne
FAQ
FAQ

Si të marr shërbimet falas?

Ju mund të merrni të gjitha shërbimet vetëm duke krijuar një llogari falas, pra, klikoni në butonin regjistrohu nga menyja kryesore për të filluar tani!

Duke përdorur aplikacionin web punsohu.eu, ju mund të kërkoni për oferta pune në të gjitha vendet e Evropës, por pa u kufizuar në to

Në rolin e punëdhënësit, ju së pari duhet të shtoni kompanitë tuaja ashtu që të mund të postoni oferta. Pasi të shtoni kompaninë ju mund të postoni ofertat e punës pastaj punëkërkuesit e gjejnë atë në ueb dhe të interesuarit mund të aplikojn dhe ju mund të shihni aplikantët dhe rezymet e tyre.

Shfrytëzoni makinën kërkuese për të gjetur vendet e lira të punës që ju interesojnë juve. Shkruani pozitën që po kërkoni, përzgjedhni lokacionet dhe kategorinë dhe kliko butonin "kërko" për të listuar punët aktive në dizpozicion.

Të gjitha rregullat dhe kushtet në lidhje me përdorimin e punsohu.eu janë të listuara në faqen rregullat & kushtet

Si të bëheni lider i suksesshëm në biznes?
Si të bëheni lider i suksesshëm në biznes?

Krijimi i një ideje, dhe mbledhja e një ekipi për t’a sjellur arë në jetë, është hapi i parë në krijimin e një bashkësie biznesore. Krijimi i një ideje është një mundësi unike dhe e rrallë; aftësia për të jetësuar këtë ide është ajo që i dallon ëndërrimtarët nga ndërrmarësit. Sido që e shihni veten, pa marrë parasysh çfarë moshe keni, në momentin që ju e angazhoni një individ në jetësimin e kësaj ideje, realizoni punësimin e parë ju bëheni një lider.

Kur fondet janë të ngushta dhe kërkohet financim, nivelet e stresit janë të larta, dhe kur vizioni juaj nuk realizohet ashtu siç e keni menduar atëherë këto elemente shumë lehtë mund të ndikojnë në ju dhe ekipin tuaj. Merrni frymë thellë, qetësone veten, dhe përkujtoni se çfarë lideri synoni të bëheni. Në vijim do t’i cekim disa prej aftësive të cilat çdo lider duhet ti ketë apo zhvillojë ato.

 

Sinqeriteti

Çfarëdo plane që të keni, kur jeni përgjegjës për një ekip njerëzish, atëherë niveli i përgjegjësisë suaj është i lartë. Biznesi juaj dhe njerëzit që punojnë për ju jane reflektimi juaj i vetvetes, dhe nëse ju veproni me sinqeritet me ta, atëherë do keni një biznes dhe ekip të sinqertë. Promovoni një mënyrë të thjeshtë udhëheqjeje biznesi dhe ndikoni që ekipi juaj të jetojë dhe zhvillohet me po ato standarde.

 

Delegimi

Delegimi i vizionit tuaj mbi kompaninë është një prej faktorëve kyç ne suksesin e ndërrmrjes suaj. Nëse ju nuk jeni në gjendje t’a delegoni misionin tuaj tek ekipi punonjës atëherë asnjëherë nuk do të arrini të bëheni lider i suksesshëm. Delegimi i detyrave në departamentet e caktuara është një ndër hapat më sfidues gjatë zhvillimit të një biznesi.

 

Komunikimi

Njohja e asaj se çfarë dëshironi të arrini është e lehtë për ju, mirëpo komunikimi i saj tek tjetërkush nuk është dhe aq e thjeshtë. Nëse keni pasur vështirësi në këtë kontekst atëherë mbase do duhet t’i zhvilloni aftësitë tuaja komunikuese. Nëse nuk mund t’a komunikoni vizionin tuaj tek ekipi juaj atëherë ata nuk do t’a kenë të qartë misionin e kompanisë.


Besimi
Mund të ketë momente që ju e shihni se gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet. Detyra e juaj si lider është të ndizni zjarrin dhe të mbani lartë moralin e ekipit tuaj. Kjo është diçka që ndodh me secilin biznes mirëpo mos bëni panik. Si lider duke qëndruar i qetë dhe me vetëbesim ju do ndikoni që ekipi juaj të ndihet njejtë sikur ju.


Angazhimi

Nëse dëshironi që ekipi juaj të punojë me zell dhe të përformojnë punë cilësore duhet të bëni një shembull. Nuk ka motivim më të mirë sesa të shohësh liderin e kompanisë të punojë bashkë me punonjësit. Duke vepruar në këtë mënyrë ju nuk do të fitoni vetëm respektin e punonjësve tuaj, por do krijoni edhe hapësirë për energji në mesin e tyre. Nëse premtoni ndonjë eveniment gjatë fundjavës mbane fjalën tuaj.


Qëndrimi pozitiv

Dëshironi t’a mbani ekipin tuaj të motivuar kundrejt suksesit të kompanisë dhe rritni nivelin e energjisë për punë. Mos harroni që secili nga punonjësit tuaj është një qenie humane. Ofroni ndonjë kafe, vakt apo diçka të ngjashme.


Kreativiteti

Disa vendime nuk janë aq të thjeshta për t’u marrë. Ka forca që vazhdimisht mund t’iu devijojnë nga pikësynimi juaj. Kjo është koha kur kreativiteti juaj vie në konsideratë. Si lider është me rëndësi të mendoni jashtë kornizave. Analizoni të gjitha opsionet e mundshme para se të merrni vendime të ngutshme.