Gjejë punën E Preferuar
Apliko Tani
Ofertat e fundit
duke kërkuar oferta të reja..
No results found.
Shfaq më shumë oferta
Apliko Direkt
Vazhdo
Videot
Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar me të gjitha procedurat e punës
Shfaqshumëvideo
Kush jemi Ne?

Punsohu.eu bën pjesë në grupin e kompanive të agjencioneve rekrutuese apo të punësimit. Kompania jonë është e vendosur në Prishtinë, mirëpo ka agjentë edhe në qytetet e tjera të Kosovës. Aktiviteti i saj biznesor shtrihet edhe në Maqedoni dhe Shqipëri.

61.000
Përdorues të regjistruar
7.500
Oferta pune
4.900
Kompani
20.380
Aplikime
Qëllimi Ynë

Qëllimi i punsohu.eu është të ndërlidhë ofertën dhe kërkesën në tregun e punës, ashtu që punëkërkuesve t’iu ofrojë mundësi të lehta dhe të shpejta në gjetjen e vendeve të lira për punësim.

Punsohu.eu është kompani ndërmjetësuese e licencuar për ndërmjetësimin e punëve mes punëkërkuesve Shqiptar dhe punëofruesve Gjerman.

Punsohu.eu është e vetmja kompani vendore rekrutuese e cila i qëndron pranë klientëve jo vetëm në përpunimin e kërkesës për punësim dhe procesimin e lëndës së plotë tek kompanitë ndërkombëtare, mirëpo ju asiston edhe në procesin e pajisjes më leje pune duke iu kursyer kështu nga çfarëdo ngatërrese në këtë drejtim.

Punësim në distancë për këdo, kudo

Përpjekja e vazhduar për të qenë burim i preferuar për punësim dhe shërbim të burimeve njerëzore. Ne do të jemi të përkushtuar për t’iu shërbyer klientëve tanë dhe komunitetit me nivelet më të larta të shërbimit, dijes, profesionalizmit, ndershmërisë dhe integritetit.

Ne jemi të përkushtuar për ta arritur nivelin më të lartë të kënaqësisë së punonjësve.

Punsohu.eu - Per Ne
FAQ
FAQ

Si mund të vazhdoj të informohem për ofertat e reja të punës?

Juve ju rekomandohet që të plotësoni/përditësoni rezymen/CV-në tuaj sepse ueb aplikacioni do t'ju njoftoj qoftë nga aplikacioni ose përmes emailit për mundësitë e punësimit që janë të ndërlidhura me të dhënat e rezymes tuaj dhe interesat të cilat ju i caktoni aty.

Shfrytëzoni makinën kërkuese për të gjetur vendet e lira të punës që ju interesojnë juve. Shkruani pozitën që po kërkoni, përzgjedhni lokacionet dhe kategorinë dhe kliko butonin "kërko" për të listuar punët aktive në dizpozicion.

Të dhënat e tua nuk mund të shihen nga asnjë përdorues, këto të dhëna nevojiten vetëm për të mbajtur llogarinë tuaj të sigurt. Më shumë rreth privatësisë mund të lexoni në faqen e privatësisë

Pasi të përditësoni rezymen tuaj, ju mund të aplikoni direkt në ofertat e postuara përmes butonit "apliko tani" që gjendet posht detajeve të oferave. Kjo nënkupton që punëdhënësi i ofertës mund të shoh të dhënat e rezymes tuaj ashtu që të mund t'ju kontaktoj.

Në rolin e punëdhënësit, ju së pari duhet të shtoni kompanitë tuaja ashtu që të mund të postoni oferta. Pasi të shtoni kompaninë ju mund të postoni ofertat e punës pastaj punëkërkuesit e gjejnë atë në ueb dhe të interesuarit mund të aplikojn dhe ju mund të shihni aplikantët dhe rezymet e tyre.

Cfarë të bëni 15 minuta para intervistës së punës
Cfarë të bëni 15 minuta para intervistës së punës

15 minutat e para, para intervistës së punës mund të jenë stresuese. Interviestuesit asnjëherë nuk e dijnë se si të veprojnë në atë kohë, mirëpo ekspertët sugjerojnë që të shikoni veten në pasqyrë, merrni frymë thellë dhe të bëni cfarëdo që mund t’iu qetësojë dhe t’iu bëjë të fokusuar.

Ato 15 minuta janë mundësia juaj për t’a përqëndruar mendjen tuaj dhe të fokusoheni tek personat me të cilët do të keni takim, cfarë doni që ata të mbajnë mend nga ju, dhe cfarë do donit t’i pyesnit ata.

 

Ja disa gjëra që mund t’i bëni 15 minuta para intervistës:

  1. Jini i qetë
  2. Arrini herët, mirëpo mos hyni brenda
  3. Jini miqësor me recepsionistët dhe rojet
  4. Vendosni për 1 apo 2 gjëra për të cilat doni të mbaheni në mend
  5. Mos i dëgjoni përgjigjet
  6. Merrni frymë
  7. Përqëndrohuni në qëndrimin tuaj
  8. Mos i hapni rrjetet sociale në telefon
  9. Rishikoni të dhënat tuaja (CV, letrëh motivuese)
  10. Shikoni në pasqyrë
  11. Fokusohuni në mendimet pozitive