Vizë pune për njerëzit që duan të shkojnë nga Ballkani në Gjermani

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni DE, Gjermani
Data e skadimit 10 Aug 2018 Jo-Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #3570
Data e publikimit 21 Jun 2018 - 08:57
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili apl[email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Socialdemokratët gjermanë duan të zgjerojnë mundësitë e punësimit për njerëzit nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e Serbia në Gjermani. Me një vizë pune shpresohet të ulet numri i azilkërkuesve.

Çfarë duhet bërë për të ulur numrin e lartë e azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e Serbia në Gjermani? Kjo pyetje i preokupon jo vetëm autoritetet përkatëse, por edhe politikën në Gjermani.

Kusht kontrata e punës

Në këtë dokument krahas kategorizimit të Shqipërisë, Malit të Zi e Kosovës si "vende të sigurta origjine" për t'i kthyer më shpejt azilantët në vendlindje, bëhet fjalë edhe për mundësi për vizë pune për njerëzit nga Ballkani. Sipas socialdemokratëve disa individë kanë që tani mundësi të punësohen në ato profesione, të cilat në Gjermani kërkojë fuqi punëtore. Shumë vetë veçse nuk e njohin këtë opcion. Socialdemokratët kërkojnë që kusht për këtë vizë pune në Gjermani të jetë një kontratë pune me të ardhura që e kalojnë pagën minimale në Gjermani, 8,5 euro në orë.

Qeveria gjermane gjithmonë ka theksuar se kërkesa për azil është rruga e gabuar për këta njerëz.

Reagime pas propozimit të socialdemokratëve

Por reagimet e para të partisë kristiandemokrate, CDU pas propozimit të socialdemokratëve nuk janë tërësisht refuzuese. "Me dhënien e vizave të punes mund t'u ndihmohet drejtpërdrejt atyre që kanë nevojë, pra ata që largohen nga Ballkani për arsye ekonomike dhe hyjnë në Gjermani me dokumente të rregullta."

Edhe në shtypin gjerman reagimet ndaj propozimit socialdemokrate janë pozitive. Gazeta gjermane "Südwestpresse" në analizën e saj për refugjatët nga Ballkani thekson se fillimisht duhet punuar që të përmirësohen kushtete e jetesës së njerëzve në Ballkan. "Sigurisht Gjermania nuk mund të pranojë gjithsecilin që dëshiron të vijë këtu. Njerëzit nga Ballkani nuk ikin nga lufta civile, dhe në shumicën e rasteve nuk përndiqen. Po pse të mos u japim një shans atyre që sjellin me vete njohuri gjuhe dhe dije profesionale? Në këtë drejtim kemi propozime të arsyeshme. Eskpertët e tregut të punës propozojnë t'u jepet një leje pune e kufizuar, për sa kohë njerëzit nga Ballkani e gjejnë një punë. Kështu mund të lehtësohet edhe sistemi i azilit."

 

Apliko Online: http://www.punsohu.eu/sq/formular-antaresimi

Kjo ofertë ka 15 aplikues dhe është shikuar 9,228 herë

#Marketing