Suedia kërkon specialistë në profesionet më të kërkuara: Paga mesatare – 2730 euro në muaj

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni SE, Suedi
Data e skadimit 31 Dec 2018 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #3575
Data e publikimit 30 May 2018 - 01:52
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Lista e profesioneve, për të cilat ka kërkesa të mëdha në Suedi, është publikuar në internetit në faqen zyrtare të Institutit për Migracion. Ndër të tjera aty kërkohen profesionistët si infermiere, inxhinierë dhe teknikë të elektronikës, kuzhinierë, mekanikë, infermierë, piktorë, bukëpjekës, kuzhinierë ëmbëlsirash, hidraulikë dhe dentistë.

Ndër profesionet e kërkuar janë edhe farmacistët, gjeodetët, inxhinierët civilë dhe teknikë, shoferë-instruktor, komercialistët, mjekët, mekanikë kamioni, mësimdhënës dhe mësues për shkollat fillore, pedagog për personat me nevoja të veçanta, psikologë, punëtorë në ndërtimin e hekurudhave dhe rrugëve, minatorë, xhampunues etj.

 

Në Suedi kërkohen edhe profesione të tilla si mësues për aktivitetet të lira, këshilltarë për orientim në karrierë dhe profesion.

Nëse punëdhënësi në Suedi fton kandidatin në intervistë për punë, aplikimi për leje pune mund të dorëzohet nga Suedia në vend të kthimit të kandidatëve në atdheun e tyre.

Më shumë informacion në lidhje me profesionet e kërkuara mund të gjenden në faqen e internetit të entit për Migrim (Migrationsverket).

Sipas firmës konsulente Ernst & Young, paga mesatare bruto në Suedi është 32.769 euro në vit, ose 2730 euro në muaj.

Suedia është e njohur në botë për ekonomi të zhvilluar të orientuar nga eksporti. Industria e drurit, hidrocentralet dhe prodhimet e mineraleve të hekurit paraqesin resurset kryesore të ekonomisë së këtij vendi të orientuar drejt tregtisë së jashtme. Industritë kryesore në Suedi janë prodhimi automjeteve motorike, telekomunikacioni, farmaceutika, makineria industriale, pajisjet industriale, mallrat kimike, pajisjet shtëpiake, makineritë, prodhimet e hekurit dhe çelikut.

Në vitet e mëparshme, forma tradicionale e ekonomisë së modernizuar bujqësore kishte punësuar më shumë se gjysmën e krahut te punës në nivel kombëtar, ndërsa Suedia sot kryesisht zhvillon inxhinierinë, minierat, prodhimin e çelikut dhe industri të ngjashme që janë konkurruese në skenën ndërkombëtare ekonomike.

 

Apliko Online: http://www.punsohu.eu/sq/formular-antaresimi

Kjo ofertë ka 19 aplikues dhe është shikuar 1,209 herë

#Marketing