Restorantet dhe hotelet në berlin kërkojnë punonjës të jashtëm

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni Berlin, Gjermani
Data e skadimit 31 Dec 2018 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Hoteleri
ID e punës #3560
Data e publikimit 30 May 2018 - 00:52
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Shumë restorante dhe hotele në Berlin ballafaqohen nga një fluks i madh i turistëve që e vizitojnë këtë qytet gjatë katër stinëve të vitit. Punonjësit që punojnë në hotele dhe restorante zakonisht janë individë që kanë të përfunduar shkollimin e mesëm, mirëpo kanë përvojë paraprake në ndonjë fushë të caktuar si p.sh. si recepsioniste, kamariere, banakiere apo dhe pastruese.

Kohëve të fundit është bërë një presion ndaj vizitorëve për ofrimine më shumë bakshisheve sidomos punonjësve në restorante për shërbimin e jashtëzakonshëm.

Ndonëse në Gjermani ekzistojnë shumë emigrantë, në mesin e tyre mund të gjenden vetëm pak individë që janë të kualifikuar për këto vende pune. Kur e mendon më hollësisht profesionet si kamariere apo banakiere supozon se mund t’i ushtrojë cdokush. Mbase dhe po! Kjo do ishte reale në suaza të restoranteve të vogla me një numër standard kërkesash me disa opsione në meny. Mirëpo kur mendon për një restorant në qendër të Berlinit me një brend, me reputacion prestigjioz, me një numër të madh kërkesash, me një meny të pasur dhe me klientë të shtresave të larta të shoqërisë. Në këtë rast supozimi se cdokush mund të performojë bie poshtë, pasiqë kërkohet përvojë, paraqitje e jashtëzakonshme, dhe aftësi të mira komunikuese me klientët. Jo cdokush mund t’a arrijë këtë. Prandaj, urgjenca e këtyre kompanive për të gjetur staf profesionale me përvojë dhe me etikë është mëse e arsyeshme.

Në anën tjetër nuk është vetëm profesioni i kamarieres apo banakieres që kërkon paradispozita në këtë kontekst. Për më shumë të jesh recepsioniste në një hotel e cila iu shërben turistëve dhe klientëve të tjerë nënkupton që duhet të kesh paraqitje të jashtëzakonshme, sjellje shembullore, të prezantosh imazhin e një kompanie, të ofrosh shërbime më të mira. Të gjitha këto cilësi kërkojnë vite për t’u formuar tek një individ.

 

Se cfarë kërkesa mund të ketë për individët që synojnë të punoësohen për sezonë në këto profesione varet prej punëdhënësit. Ne sa për informatë mund të përmbledhin vetëm disa prej kushteve kryesore.

  1. Kandidatja duhet të ketë së paku të përfunduar shkollimin e mesëm
  2. Përvoja paraprake është parakusht për aplikim
  3. Kandidatja duhet të jetë fleksibile, të ketë paraqitje të mirë, të jetë e sjellshme, komunikative, të posedojë aftësi organizative dhe planifikuese, dhe të jetë e gatshme të punojë me ndërrime dhe jashtë orarit
  4. Kandidatja duhet të posedojë aftësi të njohjes së gjuhës Gjermane
  5. Në disa raste kërkohet edhe posedimi i patent shoferit dhe të punohet në ndërrimin e natës dhe gjatë fundjavës.

 

Më shumë të dhëna specifike në lidhje me mundësitë e punësimit në Gjermani si kamariere, banakiere, recepsioniste dhe pastruese do iu shpalosim në ofertat e ardhshme të punës.

 

Apliko Online: http://www.punsohu.eu/sq/formular-antaresimi

Kjo ofertë ka 2 aplikues dhe është shikuar 216 herë