Punësimi sezonal i studentëve në Gjermani - 2018

Lokacioni DE, Gjermani
Data e skadimit 31 Dec 2017 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #1593
Data e publikimit 25 Oct 2017 - 12:34
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Dy e treta e studentëve që studiojnë në Gjermani punojnë që të financojnë studimet e tyre. Një punë sezonale është një mënyrë shumë efikase për të shtuar buxhetin tuaj dhe për të fituar përvojë. Për të punuar në Gjermani ju duhet të jeni së paku 15 vjec. Megjithatë natyra e vendit të punës mund të jetë determinuese e moshës suaj.

Të gjeni një punë sezonale në Gjermani si student

Studentët e BE janë të njejtë më studentët Gjerman sa i përket qasjes së tregut të punës. Gjatë pushimeve studentët janë të lirë të punojnë me orar të plotë për rreth 2-3 muaj.

Gjatë kohës kur zhvillohen ligjëratat në universitete aplikohen rregulla të reja për studentët e vendeve jashtë BE. Ata lejohen të punojnë vetëm 20 orë në javë. Studentët që janë jashtë zonës së BE lejohen që të punojnë vetëm 240 ditë gjatë vitit.

Sektori i Agrikulturës, shitja me pakicë, dhe sektori i furnizimit janë më të favorshëm si punë sezonale në Gjermani. Dergoni aplikacione dhe kërkoni për vende pune në portale të ndryshme. Në këtë kontekst mund të kontaktoni Shërbimet e Vendosjes Ndërkombëtare (ZAV - Zentrale Auslands- und Fachvermittlung) e cila ndihmon kompanitë gjermane të rekrutojnë burime të huaja njerëzore. Për të gjetur vend pune kërkoni linkun https://www.jobsuma.de/studentenjobs ku do keni një sërë vendesh për të aplikuar për punë. Nëse po kërkoni të punësoheni në ndonjë vend tjetër si për shembull në Zvicër atëherë kërkoni për linkun http://www.ferienjob.ch/.

Të gjeni punë sezonale si jo-student

Parqet si Europapark janë alternativë e mirë për punë sezonale edhe nëse nuk keni status të studentit. Sektori i furnizimit dhe i shitjes janë ndër sektorët me më shumë kërkesa mirëpo kjo  nuk vlen për personat nën moshën 18 vjece. Zakonisht puna sezonale zhvillohet ndërmjet muajve Prill dhe Nëntor.

Për shumicën e vendeve të punës sezonale individët duhet të përmbushin këto kritere bazë:

  • Të jenë në mes të moshës 18-27 vjece
  • Të kenë nivel të njohjes së gjuhës gjermane së paku A1
  • Të jenë të gatshëm të qëndrojnë në Gjermani deri në 6 muaj

 

Paga në Gjermani

Paga në Gjermani për punë studentore sillet nga 8 deri në 10€ për orë. Mirëpo për punët sezonale për individët që nuk kanë status studenti mund të jenë më pak.

Aplikimi

Sigurohuni që të përktheni CV dhe letrën motivuese në Anglisht apo Gjermanisht. Mos harroni të përfshini një fotografi formale tuajën. Hulumtoni modelet e CV gjermane.

Ëebfaqja e Europass https://europass.cedefop.europa.eu/about ofron një mundësi që të përpiloni një CV në përputhje me prapavijën tuaj profesionale.

Punët sezonale janë mundësi e mrrekullueshme për t’iu mundësuar individëve që të fitojnë përvoja të reja dhe të përjetojnë një mënyrë të re jete. Njohja bazike e gjuhës është një prej faktorëve thelbësor për t’iu mundësuar punësimin jashtë vendit. Shumica e vendeve sezonale të punës kryesisht janë pozita që kërkojnë kontakt të drejtpërdrejtë me klientët, prandaj njohja e gjuhës është thelbësore. Për individët që nuk kanë njohuri të gjuhës mund të kërkohet që të zhvillojnë një kurs të shkurtër për t’i plotësuar nevojat e rekrutuesve.

 

Adresa: https://www.youtube.com/watch?v=VMb3RIGsh40&t=2s

 

Facebook: https://www.facebook.com/punsohu/

Kërkesat

 

Eksperiencat

 

Kjo ofertë ka 4 aplikues dhe është shikuar 1474 herë