Punësim në sektorin e bujqësisë në Austri

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni AU, Austri
Data e skadimit 31 Dec 2018 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Bujqesi
ID e punës #2926
Data e publikimit 2 Feb 2018 - 18:54
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Shteti i Austrisë ofron një sërë mundësish punësimi në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë për individët që janë të interesuar për këto mundësi. Fermat austriake shpeshherë punësojnë migrantë dhe persona që nuk mbajnë shtetësi Europianë për punë të lehta agrokulturore si mbjellja dhe vjelja e pemëve, punë që nuk bëjnë pjesë në profesione të specializuara.

Austria ka një terren shumë malor e cila shpesh shpie në përmbytje, rëshqitje të dheut dhe të rrugëve. Fermat e ndryshme pranë liqeneve dhe lumenjëve janë një burim i rëndësishëm i ekonomisë austriake. Rreth 70% e sipërfaqes natyrore të austrisë përbëhet nga malet. Përkundër kësaj ky shtet posedon me rreth 165,000 ferma shumica e të cilave merret me dele kryesisht pranë alpeve.

Terreni malor i jep një formë ekstreme stinëve të vitit. Dimri është i ftohtë dhe i lagësht ndërsa vera e nxehtë pa të rreshura. Kjo klimë ndikon që në terrenet bujqësore të rriten drithëra të shumta. Këtu përfshihen edhe pasuli, thekra, tërshëra, patatet dhe produktet e qumështit.

Individë të kualifikuar nga e mbarë bota kanë qëllim të punojnë në ferma austriake dhe gëzojnë të drejta për punësim.

Shumë individë tashmë kanë arritur të punësohen në ferma austriake. Paga mesatare sillet rreth 1,000€ në muaj.

Kjo ofertë ka 47 aplikues dhe është shikuar 13,040 herë