Përfitimet dhe avantazhet e të qenit kujdestar në një familje britanike

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni BR, Britani e Madhe
Data e skadimit 31 Dec 2018 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Edukim
ID e punës #3569
Data e publikimit 30 May 2018 - 01:29
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Kujdestarët janë kryesisht të fokusuar në kujdesin shëndetësor, financiar dhe logjistik të personave për të cilët dhe kujdesemi. Të shijosh punën e kujdestarit nuk është një gjë e lehtë, mirëpo është një pozitë fisnike dhe bujare e punës që gëzon respect personal. 

Ka kaluar një kohë e gjatë kur Mbretëria e Bashkuar ka kërkesë të lartë të punësimit të individëve në sektorin e kujdesit personal. Nëse vizitojmë portalet e punësimit si reed.co.uk apo të tjera do shohim se kërkesat për kujdestarë dominojnë në mesin e profesioneve të kërkuara.

Të dhëna mbi procesin e pajisjes me vizë për udhëtimin në ishullin Britanik mund t’i gjeni në faqen zyrtarë të ambasadës.

Cilat janë kënaqësitë dhe përfitimet që mund t’iu ofrojë ky vend pune? Cilat cilësi duhet t’i keni ju që të jeni të suksesshëm? Cfarë pritet nga ju? Ja disa aktivitete dhe cilësi të pasqyruara më shembuj të thjeshtë.

Muzika: Në lidhje me personat për të cilët ju kujdeseni është shumë me rëndësi shija e muzikës së tij/saj; qofshin ata të mitur apo të moshuar.

Aventura: Ju duhet të jeni të hareshëm ndaj personave nën kujdesin tuaj sidomos kur keni takkime. Kur bëhet fjala për terminet në institucionet shëndetësore duhet të jeni në gjendje të relaksoni individët për të cilët kujdeseni.

Ushqimi: Qoftë nëse jeni apo nuk jeni pasionant  i ushqimit ju duhet të mësoni. Sidomos kur kujdeseni për të moshuar dhe fëmijë duhet të filloni të përgatitni ushqimin për ta. Tentoni të mësoni shijet e tyre, kufizimet e tyre në ushqim dhe kështu do arrini të keni një marrëdhënie jo vetëm profesionale, por edhe personale me ta.

Aktivitetet fizike: Ju duhet të jeni në gjendje të asistoni individët për të cilët kujdeseni në aktivitetet fizike, ndonjëherë t’i zhvilloni së bashku me ta. Për shembull nëse kujdeseni për fëmijë dhe kanë ndonjë kurs noti, pse të mos i bashkangjiteni dhe ju në atë kurs duke i ofruar siguri dhe caste të mira me ju?!

Lojërat: Britanikët shquhen për orientimin e tyre kah futbolli. Juve si kujdestar do iu kërkohet që të përcillni të moshuarit në stadium ku zhvillohen këto lojëra. Kjo mund të jetë sfidë e madhe për ju. Në rastin tjetër duhet të informoheni në lidhje dhe me video lojërat nëse kujdeseni për fëmijë. Qëllimi është që ata të mos ndihen të vetëm e të lënë anash.

Të jesh kujdestar do të thotë të ndash barrën dhe përgjegjësinë më një individ që nuk është në gjendje të bëjë këtë; kjo vlen në raste kur kujdesi shtrohet ndaj të moshuarve. Ndonjëherë ata mund të jenë persona të sëmurë dhe kërkohet një qasje më e detajuar ndaj tyre.

Ka shumë raste kur kujdestarët kërkohen të kenë njohuri në fushën e shëndetësisë vërësisht prej kërkesës. Kjo varet nga gjendja shëndetësore e individëve ndaj të cilëve kërkohet kujdesi.

Pasiqë në Mbretërinë e Bashkuar ka raste të shumta të tilla është lejuar edhe punësimi i individëve në këtë fushë, mirëpo atyre që mund të sponsorizohen për vizë pune në Britani.

Për informata më të shumta rreth vizave mund të vizitoni https://www.gov.uk ndërsa për vendet e lira të punë si kujdestar https://www.reed.co.uk/jobs?keywords=caregiver.

 

Apliko Online: http://www.punsohu.eu/sq/formular-antaresimi

Kjo ofertë ka 6 aplikues dhe është shikuar 1,732 herë

#Marketing