Ofertë pune për punësim në fabrikë në pozitat: elektricist, përpunues i metalit, depoist

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni EU, Evropë
Data e skadimit 30 Dec 2017 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #1322
Data e publikimit 25 Oct 2017 - 13:34
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

Kompania Gjermane Andrea Gabriel GmbH me seli në Leverkusen ofron vende punë në pozitat elektricist, përpunues i metalit, depoist.

 

Për pozitën e parë Elektricist kërkohet që kandidati të ketë këtë profil:

  • Aftësim dhe edukim profesion si elektricist, në elektronikë apo ndonjë degë e ngjashme
  • Përvojë profesionale në këtë fushë apo së paku në ndonjë fushë tjetër të ngjashme
  • I motivuar dhe i angazhuar

Detyrat e punës:

  • Elektromontimi i pajisjeve në sektorin e prodhimit
  • Dokumentimi i aktiviteteve punuese
  • Mirëmbajtja e reparaturave dhe pajisjeve të punës

 

 

Për pozitën e punës përpunues i metalit kërkohet që kandidati ideal të ketë këtë profil:

  • Të ketë edukim dhe trajnim në fushën e përpunimit të metalit
  • Qasje fleksibile dhe profesionale, me aftësi komunikimi
  • I vetë-motivuar, dhe i aftë të punojë me vetë-iniciativë

Detyrat e punës:

  • Montimi dhe lyerja e pjesëve metalike
  • Kryerja e të gjitha aktiviteteve montuese
  • Mirëmbajtja e montimit me standardet më të larta
  • Ky vend pune kërkon të keni përvojë të dokumentuar

 

Për pozitën e punës Depoist kërkohet që kandidati ideal të ketë së paku këtë profil pune:

  • Njohuri bazike në matematike për menaxhimin dhe kalkulimin e keshit
  • Njohuri bazike kompjuterike
  • I aftë të bartni ngarkesa me së paku 80 kg
  • Të jeni në gjendje të punoni vetëm dhe të jeni i vetëpërgjegjshëm
  • Të jeni i aftë të punoni në ekip
  • Njohuri në produktet e qumështit do të jetë avantazh

 

Na shkruani në Facebook: https://web.facebook.com/punsohu/

Kjo ofertë ka 7 aplikues dhe është shikuar 657 herë