Lokacioni | DE, Gjermani |
Data e skadimit | 31 Dec 2018 Aktive |
Orari | Orar i plotë |
Kategoria | Tjera |
ID e punës | #2393 |
Data e publikimit | 11 Dec 2017 - 06:45 |
![]() |
|
Adresa | Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13 |
Emaili | [email protected] |
Uebfaqja | www.punsohu.eu |
Rrjetet |
Përshkrimi
Interesi i lartë i Gjermanisë për krah pune ka gjetur vend në Kosovë. “Eu Jobs.Agency” është zyra më e re e punësimit, e inauguruar një ditë më parë, e cila u ofron aplikantëve punësim në kushte të njëjta me shtetasit gjermanë e, mbi të gjitha, pa kosto të lartë ndërmjetësimi.
Vetëm në ditën e saj të parë, kjo zyrë ofron 2 mijë vende pune për minatorë. Dhe ky është vetëm fillimi. Një larmi profilesh që do të jenë në dispozicion në ditët në vijim, do të ofrojnë punë për krahun e lirë punëtor.
Procedura e punësimit
Për të aplikuar për një vend pune në Gjermani nëpërmjet zyrës së punësimit “EuJobs.Agency” nuk nevojitet asgjë, veç pasaportes. Ndryshe nga dhjetëra agjencitë që operojnë sot në treg, me dhe pa licencë, të cilat u mbajnë punëkërkuesve një tarifë ndërmjetësimi, kjo agjenci nuk e bën një gjë të tillë.
Aplikantit i duhet vetëm të paraqitet në këtë zyrë dhe të plotësojë një formular me të dhënat e tij, i cili i shkon shtetit gjerman. Mjafton që personi të mos jetë i ndjekur penalisht që të vijojë procedura e punësimit, për vendin që ofrohet.
Pas përgjigjes pozitive, agjencia kryen aplikimin për vendin e punës, nga ku siguron detajet për fillimin e punës: dita, ora, akomodimi e të tjera. Në këtë moment, aplikanti në prag të fillimit të punës ndodhet përpara dy zgjedhjesh: mund t’i marrë përsipër të gjitha vetë, ose t’ia lërë në dorë agjencisë.
Në rastin konkret, shteti gjerman kërkon 2 mijë minatorë, të cilët mund të punësohen me kontrata të rregullta pune 3- vjeçare kundrejt një pagese prej 2800 eurosh në muaj. Paga është në varësi të profilit të zanatçinjve që do të kërkohen.
Pranë kësaj agjencie mund të drejtohen kryesisht krahu i lirë për punë si: ndërtimtari, bujqësi, gastronomi etj. Me rëndësi është fakti se një i punësuar atje ka të njëjtat të drejta, pagë e siguracione me shtetasit gjermanë.
Inaugurimi
Gjuha e huaj apo shkollimi nuk është kusht për të aplikuar për një vend pune pranë kësaj zyre. “Aplikimi i personave do të bëhet në bazë të profesionit në Gjermani, me kontrata të rregullta pune.
Ju rekomandojmë të regjistrohuni në: http://www.punsohu.eu/sq/regjistrohu dhe neve iu kontaktojmë në tel…