Kërkohen persona për vende të lira pune në SUEDI

Kjo ofertë është në dispozicion në këto gjuhë:

Lokacioni SE, Suedi
Data e skadimit 4 Oct 2018 Aktive
Orari Orar i plotë
Kategoria Tjera
ID e punës #3558
Data e publikimit 15 Aug 2018 - 13:44
Punsohu.eu
Adresa Prishtinë, Lagja Kalabrija, Objekti I, Kati I nr.13
Emaili [email protected]
Uebfaqja www.punsohu.eu
Rrjetet
Përshkrimi

*Mësuesit,

*Punonjësit shëndetësorë,

*Inxhinierët,

*Specialistët e IT dhe

*Punonjës te ndërtimtarisë

 

Raporti i titulluar: “Ku janë vendet e punës?”, - deklaroi se sektori i arsimit dhe kujdesit shëndetësor janë në një nivel kritik të kërkesave.

“Ne kemi një nivel të lartë të mungesës së fuqisë punëtore në shërbimet pubike, sektorin e arsimit, të shëndetësisë dhe kujdesit për personat e moshuar”, - deklaroi Håkan Gustavsson i cili është përfaqësuesi ligjor i Shërbimit Publik të Punësimit në Suedi.

Kushti kyç për kualifikimin e një individi si fuqi punëtore është të ketë studiuar apo të ketë një profesion të caktuar dhe të jetë mbi moshën 19 vjecare.

“Suedia ofron mundësi të mira punësimi për personat që kanë arsimim adekuat dhe i plotësojnë kushtet profesionale për punësim”, - shton më tej ai.

“Në qoftëse nuk e keni përfunduar shkollën e mesme, atëherë mundësitë për punësim janë tepër të vogla, prandaj hapi aktual i juaj që duhet të bëni është të përfundoni shkollimin”.

Për individët me edukim universitar mundësitë më të mëdha janë në sektorin e kujdesit shëndetësor, sektorin e arsimit, të IT, dhe inxhinierivë në ndërtimtari, si dhe telekomunikacion.

Për personat që kanë përfunduar shkollën e mesme gjasat më të mëdha të punësimit janë në sektorin e gastronomisë (si kuzhinierë), si punëtorë ndërtimi dhe shoferë kamioni. Prandaj, nëse keni përfunduar ndonjë shkollim të përgjithshëm si gjimnazin dhe nuk keni përvojë pune, iu sugjerojmë të filloni ndonjë trajnim jo-formal në ndonjërën prej këtyre fushave (kjo vlen më së shumti për kuzhinierët).

Suedia nuk ka nevojë të punësojë gazetarë, bankierë, fotografë, shitës, zyrtarë në banka dhe profesione të natyrës së ngjashme.

“Vitin e kaluar Suedia ka pranuar 163,000 azilkërkues. Këta persona do tentojë të përmbushin një pjesë të kuotës së mungesës së profesioneve në Suedi. Sivjet numri i kërkesave për migrim është pothuaj dyfish. Kjo e bën situatën në tregun e punës me optimiste dhe tregu i punës do ketë mjaft kandidatë të rinj që do konkurrojnë për vende pune” – shprehet Gustavsson.

“Mundësitë e punësimit janë shumë të mira, dhe gradualisht shtetasit e huaj do bëhen pjesë e tregut të punës. E dijmë që është proces i gjatë, i lodhshëm dhe ka mjaft kushte të ashpra. Disa shtetas do e kenë më të lehtë të arrijnë qëllimin për t’u punësuar në këtë vend disa mund dhe të dështojnë në qëllimin e tyre, mirëpo ne si shoqëri do i mirëpresim sërish duke iu kërkuar që të mos heqin dorë. Përgjithësisht nëse keni kualifikin dhe njohuritë adekuate ne nuk do bëjmë dallime tek individët që do aplikojnë. Do jemi të hapur për të gjithë si një tërësi”, - shtoi më tej ai.

 

Apliko Online: http://www.punsohu.eu/sq/formular-antaresimi

Kjo ofertë ka 18 aplikues dhe është shikuar 6,334 herë

#Marketing